Home / Sport / Liga e Kampionëve, fillon magjia…

Liga e Kampionëve, fillon magjia…

Sot çel siparin kompeticioni më i rëndësishëm për klubet europiane. Në mbrëmje luhen tetë takimet për katër grupet e para.

Në grupin A Juventusi pret kampionët e Francës, Bordonë, kurse Bajerni i Mynihut udhëton drejt Izraelit për t’u përballur me Makabi Haifan.

Nënkampionët e Europës, Mançester Utd. i pret një ndeshje e vështirë në Turqi përballë Beshiktashit. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Volfsburgu pret në shtëpi rusët e CSKA Moskës.

Një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes së sotme është ajo që do të luhet në “Velodrom” midis vendasve të Olimpikut të Marsejës dhe Milanit, e vlefshme për grupin C. Kurse galaktikët e Realit do të udhëtojnë drejt Zvicrës për të luajtur kundër Zyrihut.

Në “Stemford Brixh” Çelsi i Karlo Ançelotit do të prseë Porton në një ndeshje ku blutë do të kërkojnë ta nisin me fitore aventurën europiane. Në takimin tjetër të grupit D, Atletiko e Madridit do të presë kampionët e Qipros, Apoel Nikozia.

Ja ndeshjet që do të luhen sot:

Grupi A
Juventus – Bordo
Makabi – Bajern Mynih

Grupi B
Beshiktash – Mançester Utd.
Volfsburg – CSKA Moskë

Grupi C
Olimpik Marsejë – Milan
Zyrih – Real Madrid

Grupi D
Çelsi – Porto
Atletiko Madrid – Apoel Nikozia

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *