Home / Sport / Liga e Kampioneve, Fiorentina thyen Liverpulin

Liga e Kampioneve, Fiorentina thyen Liverpulin

Liga e Kampioneve ka dhuruar të tjera emocione për sportdashësit me ndeshjet e dyta të grupeve E, F, G dhe H.

Ajo që bie në sy është fitorja e Fiorentinës përballë Liverpulit me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen më të rëndësishme të mbrëmjes. Heroi i italianëve në këtë takim ishte Jovetiç me dy golat e shënuar që në pjesën e parë.

Në ndeshjen tjetër të grupit E, francezët e Lionit shpartalluan në transfertë modestët e Debreçenit me rezultatin e thellë 4-0.

Në grupin F surpriza vjen nga Rubin Kazani, i cili arriti të marrë një barazim historik 1-1 përballë italianëve të Interit. Në ndeshjen tjetër Barcelona fitoi pa shumë histori 2-0 përballë Dinamos së Kievit në “Kamp Nou”.

Në grupin G, spanjollët e Seviljas marrin arratinë falë fitores së thellë 4-1 në transfertën e Renxhers Glasgout. Ndërkohë që gjermanët e Shtutgartit nuk shkuan më tepër se barazimi 1-1 në fushën e rumunëve të Unirea Urziçenit.

Arsenali arrin fitoren e dytë në grupin H, falë rezultatit të pastër 2-0 përballë Olimpiakosit. Ndërsa Alkmari barazoi në fushën e vet përballë Standardit të Liezhit.

Ndeshjet e katër grupeve të para do të zhvillohen të mërkurën në mbrëmje. Ndërkohë që rezultatet dhe renditjen e Ligës së Kampioneve mund t’i shihni në tabelat përbri.

Champions League – Group E
Debrecen 0 – 4 Lyon
Fiorentina 2 – 0 Liverpool
Champions League – Group F
Rubin Kazan 1 – 1 Inter Milan
Barcelona 2 – 0 Dynamo Kyiv
Champions League – Group G
Rangers 1 – 4 Sevilla
Unirea Urziceni 1 – 1 Stuttgart
Champions League – Group H
Arsenal 2 – 0 Olympiakos Piraeus
AZ Alkmaar 1 – 1 Standard Liege

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *