Home / Sport / Liga e Kampionëve, sot sfidat e tjera

Liga e Kampionëve, sot sfidat e tjera

Pas ndeshjeve për katër grupet e para, sot në mbrëmje do të luhen takimet për grupët ë tjera. Spikat Inter-Barcelona.

Në grupin E, Liverpuli pret në shtëpi debutuesit e Debreçenit në një ndeshje ku “The reds” do kërkojnë goleadën. Në “Zherland” do të luhet sfida më interesante e këtij grupi, ku vendasit e Lionit presin italianët e Fiorentinës.

Por e gjithë vëmendja është e përqendruar në grupin F, pikërisht në superndeshjen midis Interit dhe Barcelonës në “San Siro”. Në takimin tjetër të këtij grupi, Dinamo e Kievit pret në fushën e vet kampionët e Rusisë, Rubin Kazan.

Shtutgarti pret në shtëpi ekipin skocez të Gllasgou Rejnxhërs, kurse Sevilja do të luajë në stadiumin “Ramon Sançez Pizuajn” modestët hungarezë të Unirea Urziçenit në ndeshjet e vlefshme për grupin G.

Në grupin e fundit, Olimpiakosi pret në Greqi skuadrën kampione të Hollandës, AZ Alkmarin, ndërkohë që “topçinjtë” e Arsenalit do të udhëtojnë drejt Belgjikës për t’u përballur me Standardin e Liezhit.

Ja ndeshjet që do të luhen sot në mbrëmje (ora 20:45):

Grupi E
Liverpul – Debreçeni
Olimpik Lion – Fiorentina

Grupi F
Inter – Barcelona
Dinamo Kiev – Rubin Kazan

Grupi G
Shtutgart – Gllasgou Rejnxhërs
Sevilja – Unirea Urziçeni

Grupi H
Olimpiakos – AZ Alkmar
Standard Liezh – Arsenal

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *