Home / Sport / Liga e Kampionëve, yjet zbresin në fushë

Liga e Kampionëve, yjet zbresin në fushë

Sot luhen ndeshjet e dya për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Fiorentina pret Liverpulin, Interi udhëton drejt Rusisë, Barcelona luan në shtëpi ndaj Dinamos së Kievit.

Në grupin E, pritet përballja më interesante e mbrëmjes së sotme. Në “Artemio Franki” Fiorentina pret Liverpulin e Rafa Benitezit, në një ndeshje ku të dy ekipet do kërkojnë fitoren.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Lioni udhëton drejt Hungarisë, për t’u ndeshurme vendasit e Debreçenit.
Interi shkon në Rusi për të luajtur përballë kampionëve të Rubin Kazanit. Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:30, ndryshe nga të tjerat që luhen në 20:45.

Kurse kampionët e Europës në fuqi, Barcelona, pret në “Kamp Nou” Dinamon e Kievit të Andri Shevçenkos.
Gllasgou Rejnxhërs-Sevilja është dueli më interesant i grupit G. Të dy ekipet janë pretendentët kryesorë për të kaluar grupin dhe secili do kërkojë të bëjë një hap të sigurt drejt kualifikimit.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Shtutgarti shkon në Rumani ku do të gjejë Unirea Urzicenin.

Në grupin e fundit kemi një përballje kryesuesish midis Arsenalit dhe Olimpiakosit. Të dy skuadrat do kërkojnë fitoren, për të qenë më të qetë në ndeshjet e tjera.

Kampionia e Hollandës, AZ Alkmari pret në shtëpi Standard Liezhin.

Liga e Kampionëve, ndeshjet e sotme:

Grupi E
Fiorentina – Liverpul (20:45)
Debreçeni – Lion (20:45)

Grupi F
Rubin Kazan – Inter (18:30)
Barcelona – Dinamo Kiev (20:45)

Grupi G
Gllasgou Rejnxhërs – Sevilja (20:45)
Unirea Urziceni – Shtutgart(20:45)

Grupi H
Arsenal – Olimpiakos (20:45)
AZ Alkmar – Standard Liezh (20:45)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *