Home / Lajme / Rajon / Majko: Shqiptarët, të drejtë të djegin flamurin maqedonas

Majko: Shqiptarët, të drejtë të djegin flamurin maqedonas

“Politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të kishin djegur në mes të Shkupit flamurin maqedonas në shenjë proteste ndaj Enciklopedisë”, theksoi Majko në emisioni Opinion në Tv Klan.

Deputeti socialistë, Pandeli Majko tha se qeveria shqiptare është dashur të reagojë zyrtarisht e jo lëshojë mesazhe prej korridoreve të Nju Jork-ut.

Ish- kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaroi se enciklopedia maqedonase ka revoltuar rëndë shqiptarët në Maqedoni dhe kudo që jetojnë.

Anëtari i kryesisë socialiste Pandeli Majko i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, në “Tv Klan”, tha dje se PS i ka humbur zgjedhjet dhe arsyet e kësaj humbjeje janë të shumta, që lidhen dhe me gabimet e vetë PS-së. I pyetur rreth përmbajtjes së Enciklopedisë maqedonase, Majko tha se politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të kishin djegur në mes të Shkupit flamurin maqedonas në shenjë proteste ndaj Enciklopedisë.

“Politikanët shqiptarë në Maqedoni duhet të kishin djegur në mes të Shkupit flamurin maqedonas në shenjë proteste ndaj Enciklopedisë”, theksoi Majko në emisioni Opinion në Tv Klan.

Deputeti socialistë, Pandeli Majko tha se qeveria shqiptare është dashur të reagojë zyrtarisht e jo lëshojë mesazhe prej korridoreve të Nju Jork-ut.

“Ajo që më çudit mua është që shteti shqiptar, qeveria shqiptare, në mënyrën zyrtare dhe jo në korridoret e Nju Jorkut, të thërrasë ambasadorin maqedonas dhe t’i bëjë një notë proteste, ajo që më çudit është që klasa politike shqiptare në Maqedoni e kanë mendjen akoma se si të nxjerrin kunja me njëri-tjetrin, sepse në një vend normal që e kuptojnë se ç’është buka dhe nderi, kanë të drejtën e Zotit të djegin flamurin maqedonas në mes të Shkupit, kanë të drejtën e Zotit me atë që u ka bërë Akademia e Shkencave” deklaroi Majko. Ai tha se kreu shtetëror i Maqedonisë duhet të kërkojnë falje zyrtare shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *