Home / Sport / Maradona thërret Militon, jashtë Zaneti

Maradona thërret Militon, jashtë Zaneti

Diego Armando Maradona përjeton momentet më të këqija në stolin e kombëtares së Argjentinës ku rrezikon moskualifikimin e ekipit të tij në Botërorin e 2010 në Afrikën e Jugut.

Maradona ka thirrur 18 lojtarë që militojnë në kampionatet evropiane duke lënë pa deklaruar tre zgjedhjet e tij që do të jenë nga kampionati argjentinas.

Në listën e tij nuk fugurojnë kapiteni i Interit Zaneti, Maksi Rodriguez, Gargano e Datolo, ndërsa rikthehen pas shumë kohësh Koloçini e Aimar. Dy janë debutuesit: Emiliano Insua, mbrojtësi i Liverpulit dhe Gonzalo Higuain, sulmues i Realit të Madridit.

Për dy ndeshjet e fundit eliminatore që duhet të marrë maksimumin ndaj Perusë dhe Uruguajit, Maradona ka thirrur 18 lojtarët e mposhtëm:
Portier: Sergio Romero (AZ Alkmar), Mariano Andújar (Katania)
Mbrojtës: Emiliano Insúa (Liverpul), Fabricio Coloccini (Njukasëll), Gabriel Heinze (O,. Marsejë), Pablo Zabaleta (Mançester s.), Nicolás Pareja (Espanjol).
Mesfushorë: Javier Mascherano (Liverpool), Luis González (O. Marsejë), Jonás Gutiérrez (Njukasëll), Angel Di María (Benfica), Pablo Aimar (Benfica).
Sulmues: Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Atlétiko Madrid), Karlos Tevez (Mançester S.), Gonzalo Higuaín (Real Madrid), Diego Milito (Inter), Ezequiel Lavezzi (Napoli).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *