Home / Sport / Materaci: Faleminderit Ibra, shihemi të mërkurën

Materaci: Faleminderit Ibra, shihemi të mërkurën

Mbrojtësi i Interit ka reaguar ndaj komenteve të sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, i cili tha se ka qenë njeriu kryesor i dominimit të zikaltërve në Itali në tre vitet e fundit.

Që nga transferimi i Ibrës te Interi në vitin 2006, zikaltrit fituan tre tituj radhazi në Serinë A. Por Materaci thotë se ish-shoku i tij i suadrës nuk e tregon ngjarjen të plotë.

“Ai na ndihmoi t’i fitojmë tre kampionate rresht, por ne ishim një skuadër. Faleminderit Ibra për tre titujt dhe do të shihemi të mërkurën,”- ka thënë mbrojtësi italian.

Tifozët zikaltër kanë premtuar se do t’i bëjnë një pritje armiqësore Ibrahimoviçit në “Xhuzepe Meaca”, kurse Materaci ka një tjetër ide: “Gjëja që mund ta lëndojë më së shumti një person është indiferenca.”

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *