Home / Lajme / Maqedoni / Më gjykojnë se nuk respektoj ligjet e 1977

Më gjykojnë se nuk respektoj ligjet e 1977

Pas marrjes së kërkesës nga firma e njejta kërkesë është dërguar në Ministrinë e Lidhjeve dhe Transportit e cila i ke hedhur poshtë ankesat e qytetarit Mlladen Simovski nga Tetova i cili është ankuar për mbindërtimin dhe leja është valide.Pra, pasi që Ministria e Transportit e kthen përgjigjen se lënda është në rrugull atëherë faktikisht përgjegjësia bie mbi këtë Ministri”, thotë Emini.

Urim Hasipi

Tetovë, 14 shtator-Më gjykojnë se nuk kam respektuar ligjet e vitit 1977 të një shteti tjetër.Kështu shprehet Daut Emini ish kryeshef I sektorit të urbanizmit në Tetovë, të cilin gjykata e Tetovës I ka shqiptuar dënim prej 1 vjet e 5 muaj, për keqpërdorim të postit zyrtar dhe se ka miratuar një leje ndërtimi mbi të lejuarën.

Daut Emini thotë se firma një firmë tetovare ka bërë kërkesë në komunë dy muaj pasi që ka hy në fuqi ligji i ri i planifkimit hapësinor dhe ky ligj është shpallur edhe në gazetën zyrtare të datës 28.06 2008.Sipas tij, dënimi është qesharak dhe shumë kanë vendosur në bazë të dëshirave personale e jo në bazë të argumenteve.

”Në bazë të ligjit të vitit 1977 të ish jugosllavisë, qëndron se mund të mbindërohet duke u respektuar koeficenti i lejuar prej 1.8.Me ligjin e ri ky koeficient ritet prej 2, 7 deri 4,7 ndërsa ndërmarrjes së sipërmendur i është dhënë leje me 3,7 koeficent dhe nuk ka kurëfarë shkelje të ligjit apo keqpërdorim të postit zyrtar”, deklaroi Emini.

Sipas tij, hierarkia është në tre shkallë, së pari vjen komuna, pastaj Ministria e Transportit dhe në fund gjykata.”Pas marrjes së kërkesës nga firma e njejta kërkesë është dërguar në Ministrinë e Lidhjeve dhe Transportit e cila i ke hedhur poshtë ankesat e qytetarit Mlladen Simovski nga Tetova i cili është ankuar për mbindërtimin dhe leja është valide.Pra, pasi që Ministria e Transportit e kthen përgjigjen se lënda është në rrugull atëherë faktikisht përgjegjësia bie mbi këtë Ministri”, thotë Emini.

Sipas tij, inspektorët kanë dalur në teren dhe i kanë marrë lejen e ndërtimit pasi që firma kishte kaluar koeficientin të cilin ne i dhamë si sektor i urbanizëm dhe në këtë rast leja e mëparshme nuk ëhstë valide kurse unë gjykohem se kam dhënë leje, që është apsurde sepse nuk ka lëndë.

”Unë poashtu krahas dënimit duhet të paguajë edhe një dëmshpërblim prej 1 milion eurove ndaj qytetit Mlladen Simovski pa u bërë hetim në vend dhe pa u kosntatuar asgjë por vetëm në bazë të fjalëve të këtij qytetari”, deklaroi Emini.

Gjykata e Tetovës e ka shpallur Emimin fajtor pasi në periudhën nga 15 shtatori deri në 30 tetor 2006, si udhëheqës i sektorit, ka dhënë leje ndërtimi një firme nga Tetova dhe nuk është mbajtur llogari për koeficientët e lejuar sipas planit urbanistik për mbindërtim dhe me këtë është kaluar lartësia maksimale e lejuar dhe numri i kateve

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *