Home / Sport / Mek Laren, gati për të rikthyer Raikonen

Mek Laren, gati për të rikthyer Raikonen

Numri një i skuderisë angleze, Norbert Haug, pranon se piloti finlandez i Ferrarit është objektivi kryeor i tyre për sezonin e ardhshëm.

“Me Raikonen kemi punuar për pesë vjet dhe mendoj se ka qenë një periudhë pozitive. Ne duhet të bëjmë të pamundurën për të sjellënë skuadër pilotët më të mirë,”- tha shefi i skuderisë angleze.

Në këtë mënyrë bosi i Mek Larenit i “shkel” syrin finlandezit, që është objektivi kryesor për sezonin e ardhshëm. Aktualisht, Ljuis Hamilton dhe Heiki Kovalainen janë dy pilotët e “Shigjetave të argjendta” dhe në rast të një rikthimi të Raikonen, finlandezi tjetër, Kovalainen është kandidati më i mundshëm për t’u larguar.

Në rast se Ferrari merr Alonson në 2010, Raikonen mund të lërë Maranelon dhe të rikthehet në drejtimin e Mek Larenit, që e ka pilotuar për pesë vjet, para se të kalonte te “Kokëkuqja” në vitin 2007.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *