Home / Sport / Mes vete rrihemi – të huajve u duartrokasim!

Mes vete rrihemi – të huajve u duartrokasim!

Më 6 shtator, në ndeshjen e hendbollit Lokomotiva nga Bullgaria fitoi në Vushtrri. Adhuruesit e duartrokitën Lokomotivën dhe kënduan në humbjen e Kosovës. Pse kjo nuk ndodhi edhe në ndeshjen e futbollit Kosova (V)-Trepça?

Thjeshtë inatet mes skuadrave të futbollit në Kosovë janë sa të mëdha sa nuk munden ta durojnë humbjen nga njëri-tjetri. Sa herë ka përballje të skuadrave fqinje tensione janë të pafundme. Në Vushtrri atmosferë sportive futbolli. Adhuruesit ndërprenë ndeshjen Kosova-Trepça më përfundim të pjesës së parë, kur rezultati ishte 1:0 për vendasit. Me dhjetëra a qindra adhurues vushtrrias futen në fushë t’i qërojnë hesapet me futbollistët zëvendësues të Trepçës. Këndej edhe adhuruesit mitrovicas jo të rehatshëm në tensione, dhe policia ishte ajo që qetësoi gjakra te të dyja palët. Në disa raste nuk pati qare pa e përdorë edhe dajakun për ata që nuk marrin vesh. E çuditshme është kur dëgjon deklaratat e krerëve të dyja skuadrave. Kosova fajëson Trepçën për provokime dhe sulme ndaj policisë. Trepça fajëson Kosovën për organizim jo si duhet të vendasit dhe sulmet ndaj futbollistëve në veçanti portierit Prtinac që ishte mbetur i shtrirë në fushë. Faji jetim… Ke qysh ke, adhuruesit assesi nuk lejohen të hyjnë në fushë. Pa paragjykuar kush është fajtori dhe i drejti, më së miri fjalën e thonë organet kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës. Edhe organet kompetente të FFK-së e kanë rastin e fundit të përdorin autoritetin e tyre. Ata duhet të veprojnë konform rregulloreve dhe dënimet të jenë sa më të ashpra të mundshme. Nuk është më rëndësi se a është Kosova, Trepça, Prishtina, Vëllaznimi, Liria, Ferizaj, a kushdo qoftë tjetër. Dënimi duhet të jetë dënim dhe jo sa për sy e faqe. Kemi pasur dënime, kemi ditur edhe t’i falim ato, dhe ja ku jemi tash. Më 6 shtator, Lokomotiva e Varnës nga Bullgaria po në Vushtrri e mundi Kosovën e Vushtrrisë, në kuadër të kupës evropiane në hendboll. Kjo ishte ndeshje hendbolli. Adhuruesit vushtrrias morën komplimente për organizim dhe anim super-shembullorë. Duartrokitën Lokomotivën, por edhe pse ishte në humbje Kosova kënduan ashtu si iu ka hije adhuruesve sportivë. Sa mirë, kur kështu do të duartrokasim edhe në ndeshjet e kampionatit tonë dhe jo të shikojmë mes vete të rrihemi, të mbytemi, t’ia nxjerrim sytë njeri-tjetrit. Sa jemi të çuditshëm dhe të çmendur dhe të paparashikueshëm: A thua pse rrihemi mes vete, pse nuk e duam veten, por e duam të huajin që flet tjetër gjuhë dhe ka tjetër kombësi! Duam të hyjmë në UEFA dhe FIFA? A thua Michael Platini kryetar i UEFA-s apo Sep Blatter kryetar i FIFA-s, kur shohin në stadiumet tona se rreth 10-15 policë ruajnë gjyqtarin, iu krijon përshtypje të mirë. A thua kur shohin çmendurinë e adhuruesve duke vrapuar në fushë me dërrasa e stupca t’i ndjek futbollistët, mendojmë se UEFA dhe FIFA na thonë: Ju lumtë!?

Pse nuk e bëjmë tri vjet burg kush futet në fushë?

Adhuruesit ndalen nga dhuna e hyrja në fushë, por ligji duhet me mbizotëruar. A do të ishte mirë krerët e FFK-së të bëjnë një kërkesë në organet shtetërore që ai adhurues që futet në fushë minimumi të ndëshkohet po e zëmë me tri vite burg? Kjo do të ishte rruga më e mirë që do t’i disiplinonte huliganët e futbollit që vijnë në stadium për t’i dhënë hije të keqe futbollit. Kur e ki ligjin e fortë, nuk na duhet as policia që t’i ruajë gjyqtarët sepse nuk e di a ka adhurues që është aq budalla të futet në fushë dhe të dënohet më tri vite burg për asgjë. Kaq!

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *