Home / Sport / Mesi i sigurt: Argjentina do kualifikohet për në botëror

Mesi i sigurt: Argjentina do kualifikohet për në botëror

Megjithë rezultatet negative në ndeshjet e fundit, talenti i Barcelonës ka besim se skuadra e drejtuar nga Maradona do sigurojë një vend në “Afrikën e Jugut 2010”.

“Jam i sigurt që nuk do të mungojmë në Kampionatin Botëror. Kjo është ajo çka dëshirojmë më shumë dhe do përpiqemi të gjithë për ta arritur,”- u shpreh kampioni i Europës.

22-vjeçari shtoi se do mundohet të rritë nivelin e lojës së tij në skuadrën kombëtare, pas kritikave të shumta që kanë ardhur në drejtim të tij.

“Do përpiqem të përmirësoj lojën time te Argjentina, sepse nuk është e njëjtë me atë që bëj te Barcelona. Do ta bëj në mënyrë që të jap një kontribut më të madh për kombëtaren,”- tha Lionel Mesi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *