Home / Sport / Mesi-Ibra, përballë Agueros

Mesi-Ibra, përballë Agueros

Katalanasit do të presin në “Kamp Nou” Atletikon e Madridit në javën e tretë të Primera Divizion.

Kampionët e Europës do të kenë përballë skuadrën e yllit argjentinas, Serxho Aguero, në njëndesje që vitet e fundit ka dhuruar shumë gola dhe emocione.

Pas fitores në mesjavë për Ligën e Kampionëve, Sevilja do udhëtojë drejt Osasuës në një ndeshje të vështirë.

Nesër priten të tjera përballje interesante në kampionatin spanjoll, ku Reali pret debutuesit e Kseresit, ndërkohë që Valencia do luajë në “Mestaja” përballë Sporting Gijon. Vijareali do përballet me Atletiko Bilbaon në transfertë.

Ja ndeshjet e javës së tretë në kampionatin spanjoll:

Sot
Barcelona-Atletiko Madrid
Osasuna-Sevilja
Malaga-Rejsing Santander
Majorka-Tenerife
Deportivo La Korunja-Espanjol

Nesër
Real Madrid-Kseres
Valencia-Sporting Gijon
Atletiko Bilbao-Vijareal
Zaragoza-Valadolid
Almeria-Getafe

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *