Home / Lajme / Rajon / Meta zëvendëskryeministër

Meta zëvendëskryeministër

Kreu i PD-së ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me LSI-në që në qeverinë e ardhshme kryetari i LSI-së, Ilir Meta, do ta ketë postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të jashtme. Gjithashtu njëri nga deputetët e kësaj partie do të jetë në postin e nënkryetarit të Parlamentit të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, dhe përfaqësues të dy forcave politike PD dhe LSI nënshkruan në prani të mediave, marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes për katër vitet në vijim.
“Sot, në praninë tuaj dhe ekraneve të mbarë shqiptarëve, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosin marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes së 4 viteve që vijnë dhe në vazhdim, marrëveshje kjo, që ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie të integrimit evropian të Shqipërisë, pasi siç e dini projekti më kryesor, më kardinal, i mbarë shqiptarëve është shndërrimi në realitet i ëndrrës së tyre, integrimi në BE”, u shpreh kryeministri Berisha pas nënshkrimit.

Kreu i PD-së ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me LSI-në që në qeverinë e ardhshme kryetari i LSI-së, Ilir Meta, do ta ketë postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të jashtme. Gjithashtu njëri nga deputetët e kësaj partie do të jetë në postin e nënkryetarit të Parlamentit të Shqipërisë.

Berisha më tej ka njoftuar se në autoritetin e LSI-së është edhe emërimi në postin e Ministrit të Ekonomisë, Energjetikës dhe Minierave, dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë 20 % të të gjitha niveleve tjera të qeverisjes do të jenë në drejtim të LSI. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *