Home / Sport / Milani blindon Paton deri në 2014

Milani blindon Paton deri në 2014

Në momentin më të keq, ky është lajmi më i mirë në klubin kuqezi. Milani blindon sulmuesin Brazilian Pato deri në vitin 2014 duke i rritur rrogën në 2.5 milionë euro në sezon.

Ishte vetë administrator i klubit kuqezi Adriano Galiani i cili bëri të ditur arritjen e akordit midis klubit dhe lojtarit. Me këtë lëvizje, Milani i dërgon njëe mesazh të qartë Çelsit dhe teknikut Ançeloti që ishin të gatshëm për gjithçka për të patur në Londër asin Brazilian.

Në këtë kohë krize e paqartësish, Milani duket se një qartësi e ka: Aleksandre Pato, i cili duket se do të jetë edhe boshti i Milanit të së ardhmes. Me këtë akord, duket se marrin fund njëherë e mirë zërat për pakënaqësi të sulmuesit Brazilian në Milano dhe mundësia e transferimit të tij drejt Londrës.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *