Home / Sport / Milani, drejt Marsejës pa Sedorfin e Ronaldinjon

Milani, drejt Marsejës pa Sedorfin e Ronaldinjon

Pas paraqitjeve të dobëta në ndeshjet e fundit, tekniku brazilian Leonardo nuk i ka grumbulluar mesfushorët për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Milani do të udhëtojë nesër drejt Francës për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, ku do të luajë përballë Olimpikut të Marsejës në “Velodrom”.

Pas barazimit zhgënjyes të shtunën kundër Livornos, administratori i deleguar i klubit, Adriano Galiani, deklaroi se “nuk jam i shqetësuar për barazimin, duhet të rregullojmë disa gjëra të vogla dhe këtë e di trajneri. Nuk është Ronaldinjo shkaku i të gjitha të këqijave.”

Por ama braziliani nuk do të jetë në listën e Leonardos për ndeshjen e nesërme, ashtu si Sedorf.
Me këtë ndryshim, pritet që Pirlo të luajë prapa dyshes së sulmit Pato-Inzagi. Ndërkohë që mesfusha do t’i besohet treshes Gatuzo-Flamini-Ambrozini. Në mbrojtje do të luajnë Zambrota e Jankulovsk nga krahët dhe Nesta e Tiago Silva në qendër.

Galiani ka besim se Milani do të tregolë vlerat e tin më të mira në këtë sezon të Ligës së Kampionëve: Jemi në habitatin tonë natyral. Të shohim se ç’do të ndodhë nesër, por besoj se do të zhvillojmë një ndeshje të mirë.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *