Home / Sport / Milani pa ide nuk di të fitojë – Fiton Juventusi, dëmtohet Diego

Milani pa ide nuk di të fitojë – Fiton Juventusi, dëmtohet Diego

Kuqezinjtë nuk kanë arritur dot të fitojnë në transfertën e Livornos, duke zhvilluar një ndeshje të dobët.
Bardhezinjtë mposhtën 2-0 në “Olimpiko” Lacion, duke arritur fitoren e tretë në po kaq javë të Serisë A.

Emocioni i vetëm i 90 minutëshit në “Armando Piki” ishte një tranversë e Patos nga goditja e dënimit.
Ndërkohë, Huntelar luajti rreth një orë, një lojë pa nivel e tij, duke u zëvendësuar nga Filipo Inzagi. Edhe braziliani Ronaldinjo, prej të cilit pritet shumë, nuk ka qenë në ditën e tij. Me shumë mundësi, Ronaldinjo nuk do të luajë në ndeshjen kundër Marsejës në Ligën e kampionëve, duke u zëvendësuar nga Pirlo, që do të luajëprapa dyshes së sulmit Pato-Inzagi.
Kështu, pas humbjes dy javë më parë në derbi, Milani i Leonardos kthehet në shtëpi vetëm me një barazim, duke shkuar në kuotën e katër pikëve në tre ndeshjet e para në Serinë A.

Juves i mjaftojnë 20 minutat e fundit të takimit për të vijuar sreinë e fitoreve dhe për të ndërprerë atë të Lacios.
Vendasit u mbrojtën mirë në pjesën e parë, madje në disa raste e vunë në vështirësi portën e Bufonit.
Në minutën e 72-të, mbrojtësi uruguajan i ardhur gjatë merkatos së verës nga Barcelona, Martin Kaceres, kaloi “Zonjën” në avantazh, duke shënuar golin e parë personal me fanellën bardhezi.
Shënon edhe David Trezege në minutën e fundit të ndeshjes, duke u zhbllokuar pas një periudhe të gjatë pa shënuar.
Por fitorja e djeshme ka patur një çmim të lartë për bardhezinjtë. Dy prej afrimeve më të rëndësishme gjatë verës, Diego dhe fabio Groso janë dëmtuar gjatë sfidës në “Olimpiko”, duke dalë nga fusha e lojës. Për ta do të jepen përgjigje më konkrete pasi të kryhen analiza më të hollësishme.

Livorno 0 – 0 Milan

Livorno (4-4-2): De Lucia 6; Raimondi 6, Perticone 6,5, Miglionico 6,5, Vitale 6; Pulzetti 6, Mozart 6,5 (18’pd Filippini 6), Candreva 6,5, Moro 6 (23’pd Bergvold); Tavano 5,5 (38’pd Marchini), Lucarelli 5. Tr.: Russo.

Milan (4-3-1-2): Storari 7; Oddo 5,5, Nesta 6, Thiago Silva 6, Jankulovski 5,5; Flamini 6 (33’pd Abate 6), Ambrosini 5,5, Seedorf 5,5; Ronaldinho 4,5 (10’pd Pirlo 6,5); Pato 6,5, Huntelaar 5 (10’pd Inzaghi 6,5). Tr.: Leonardo
Arbitër: Orsato (De Luca-Cariolato)

Kartonë të verdhë: Vitale (L), Thiago Silva (M), Pulzetti (L), Miglionico (L)

Lacio 0 – 2 Juventus

Lacio (4-3-1-2): Muslera 6,5; Lichtsteiner 5, Diakité 7, Siviglia 6, Kolarov 7; Dabo 6 (23′ pd S. Inzaghi 6), Baronio 6, Mauri 6; Matuzalem 6; Foggia 6,5 (35′ pd Eliseu), Cruz 6. Tr. Ballardini

Juventus (4-3-1-2): Buffon 7; Caceres 6,5, Legrottaglie 5,5, Chiellini 7, Grosso 5,5 (42′ pd Molinaro); Camoranesi 6 (24′ pd Tiago 6), Felipe Melo 6, Marchisio 7; Diego 5,5 (45′ pp Giovinco 6,5); Amauri 6,5, Trezeguet 6. Tr. Ferrara

Arbitër: Gervasoni

Shënues: 27′ pd Caceres (J), 49′ pd Trezeguet (J)

Kartonë të verdhë: Legrottaglie (J), Felipe Melo (J), Caceres (J), Amauri (J)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *