Home / Sport / Miqesorja Slloga J.- Shkendija perfundon pa gola

Miqesorja Slloga J.- Shkendija perfundon pa gola

Ka perfunduar me barazim pa gola ndeshja miqesore ndermjet Slloga Jugomagnatit dhe Shkendijes. “Kuq e zinjte” dominuan ndeshjen dhe kishin shume raste per te shenuar, perfshire edhe nje penalti te humbur te Emerllahut, mirepo ne fund takimi u mbyll baraz 0:0.

Pauzen e kampionatit per shkak te ndeshjeve eliminatore per kualifikim ne Kampionatin Boteror te vitit 2010 qe do te zhvillohet ne Afriken e Jugut, Slloga Jugomagnati dhe Shkendija e kane shfrytezuar per te zhvilluar ndeshje kontrolluese. Ne takimin e zhvilluar ne Cair, pas nje loje te hapur dhe me shume raste per te shenuar, skuadrat u ndane me barazimin pa gola. Shkendija ne kete takim nuk mundi te llogarise ne sherbimet e Ersen Sali-t dhe Bllagojce Gllavevskit te cilet munguan per shkak te lendimit. Megjithate edhe perkunder kesaj “kuq e zinjte” ishin kundershtar me i mire ne fushe, duke krijuar numer te madh te rasteve per te shenuar. Mundesine me te mire e kishte Burhan Emerllahu, i cili nuk arriti te realizoje nga pika e penaltise. Edhe futbollsitet e Slloges kishin disa raste per te shenuar, mirepo ne fund rezultati ishte ai i fillimit.

Ky takim te dy trajnereve, Nexhipi dhe Osmani u sherbei per te mbajtur formen e futbollisteve ne kete pauze dy-javore te kampionatit, ndersa gjithashtu provuan disa variante te reja ne lojen e skuadrave.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *