Home / Sport / Morten Olsen: Jemi favoritë ndaj Shqipërisë

Morten Olsen: Jemi favoritë ndaj Shqipërisë

Trajneri i kombëtares daneze deklaron para ndeshjes së të mërkurës se skuadra e tij nuk e diskuton fitoren në “Qemal Stafa”.

Danimarka, e cila kryeson grupin A eliminator të botërorit 2010, do të luajë të shtunën ndaj Portugalisë, para se të udhëtojë drejt Tiranës për takimin kundër Shqipërisë.

Nga Helsinborgu, ku skuadra përfaqësuese daneze është duke zhvilluar përgatitjet në prag të ndeshjeve të radhës, trajneri Morten Olsen ka deklaruar se Danimarka është favorite në këto dy ndeshje. “Sigurisht që kundër Portugalisë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ata kanë futbollistë shumë të mirë që luajnë në kampionatet më të fortë europiane. Por ne jemi të parët në grup dhe i kemi mundësitë që jo vetëm ndaj Portugalisë, por edhe ndaj Shqipërisë në transfertë,”- tha tekniku danez.

Shumë më i sigurt për fitoren në Tiranë duket mbrojtësi Soren Larsen, i cili ka bërë të ditur se ekipi i tij do të ishte i kënaqur edhe me një barazim kundër Portugalisë, duke i llogaritur të sigurta tri pikët ndaj kombëtares shqiptare.

“E kam thënë edhe më parë që i gjithë presioni është mbi Portugalinë. Megjithatë, barazimi do të ishte një rezultat i kënaqshëm për ne, pasi mund të marrim tri pikë në Shqipëri,”- u shpreh Larsen.

Grupi i parë eliminator kryesohet nga Danimarka me 16 pikë, e ndjekur nga Hungaria me 13. Pas tyre ndodhen Portugalia dhe Suedia me 9 pikë, ndërkohë që Shqipëria ka 6 pikë. Tabela e klasifikimit mbyllet nga Malta, me vetëm 1 pikë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *