Home / Sport / Moto GP, Rosi fiton në San Marino

Moto GP, Rosi fiton në San Marino

Valentino Rosi e ka cuar në 30 pikë diferencën me ndjekësin më të afërt, Horge Lorencon, pas fitores në Cmimin e Madh të San Marinos. Piloti italian e dominoi këtë garë, duke u konfirmuar si numri 1 i Moto Grand Pri.

Pas rrëzimit në Indianapolis, Valentino Rosi është rikthyer te fitorja dhe e ka bërë këtë në Çmimin e Madh të San Marinos. Pasi diferenca mes tij dhe ndjekësit Horge Lorenco u bë vetëm 25 pikë, piloti italian i Jamahas nuk ka falur asgjë këtë herë. Për “Doktorin” ka qenë një nisje jo shumë e mirë, ndërsa në xhirot e para u krijua ideja se rivalët janë më në formë. Por, më pas ai ka marrë frenat e garës në dorë dhe nuk ka lëshuar asgjë përballë shokut të tij të skuadrës. Dani Pedroza ishte ai që bëri startin më të mirë, së bashku me Toni Elias. Më pas edhe një incident që nxorri jashtë De Anxhelis, Kolin Eduards dhe Niki Hejdën. Një karambol ku ka rrezikuar jo pak edhe Lorenco, por spanjolli mundi ta evitojë rrezikun. Pas 8 xhirosh, Valentino Rosi kaloi Pedrozën dhe deri në fund ishte i sigurt te fitorja. Vendi i dytë për Lorencon dhe pas tij Pedroza e Kejsi Stoner. Pas kësaj gare, piloti italian ndodhet në kuotën e 237 pikëve, 30 më shumë se vendi i dytë, Horge Lorenco. Deri në fund duhen edhe 4 gara, por vetëm ndonjë rrëzim apo gafë tjetër e “Doktorit” mund ta rihapë kampionatin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *