Home / Sport / Në Spanjë janë të sigurt: Alonso te Ferrari

Në Spanjë janë të sigurt: Alonso te Ferrari

Sipas të përditshmes “As”, marrëveshja midis spanjollit dhe “Kokëkuqes”, e nënshkruar tashmë, do të bëhet publike të enjten ose të premten në Japoni.

Fernando Alonso ka firmosur një kontratë me Ferrarin. Të paktën shtypi spanjoll është i sigurt për këtë dhe sot, në sajtin e të përditshmes “As” jepen edhe detajet e kontratës që e mban të lidhur pilotin asturian me skuderinë italiane.

Marrëveshja është arritur mbi bazën e tre viteve, me opsionin për ta shtyrë edhe për dy vite të tjerë. Alonso do të përfitojë 25 milion euro në vit, shumë më tepër nga sa merr te Renoja, por shumë më pak se Raikonen, i cili përfiton rreth 34 milion në vit.

Vendin e lënë bosh nga dy herë kampioni i botës te skuderia franceze do ta zërë polaku Robert Kubica.

Sipas “As’, që prej 24 korrikut të kaluar, Fernando Alonso ikishte kërkuar shefit të skuadrës në atë kohë, Flavio Briatore, ta linte të lirë për të shkuar te Ferrari, pasi që në vitin 2008 ishte nënshkruar një parakontratë mes palëve.

Kontrata midis skuderisë nga Maranelo dhe ish-kampionit të botës tashmë është dërguar në FIA. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet ditën e enjte ose të premte para garës për çmimin e madh të Japonisë në pistën e Suzukës.

Po ashtu, edhe Mek Lareni mund të zyrtarizojë rikthimin e Kimi Raikonen në skuderinë angleze.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *