Home / Sport / Nga Spanja vjen “bomba”: Milani kërkon Huande Ramos

Nga Spanja vjen “bomba”: Milani kërkon Huande Ramos

Sipas zërave më të fundit, flitet se ekipi italian është i interesuan për ish-teknikun e Seviljes, Totenhemit dhe Realit të Madridit.

Pas humbjes së turpshme në derbi ndaj Interit, drejtuesit e Milanit janë duke menduar për një zëvendësues për trajnerin brazilian Leonardo. Lajmi bëhet nga e përditshmja spanjolle “As”.

Sipas saj, Huande Ramos ka marrë një telefonatë nga Milano, në të cilën drejtuesit e klubit kuqezi e kanë pyetur spanjollin nëse është i gatshëm të drejtojë Milanin.

Ramos refuzoi një sërë ofertash nga disa klube ruse dhe ukrainase gjatë merkatos së verës, duke shprehur interesin e tij për të drejtuar “Djallin”.

Megjithëse ende nuk është marrë një vendim, nëse tekniku aktual Leonardo nuk arrin të marrë rezultate të mira në ndeshjet e ardhshme, atëherë ai do t’i ketë ditët e numëruara në krye të pankinës kuqezi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *