Home / Lajme / Maqedoni / Partia Demokratike shqiptare akuzon BDI-në për shkatërrim të kulturës shqiptare

Partia Demokratike shqiptare akuzon BDI-në për shkatërrim të kulturës shqiptare

Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar Bashkimin Demokratik pwr Integrim pwr shkatwrim tw kulturws shqiptare.Pwrmes ish Ministrit tw Kulturws Arifikmet Xhemaili, kjo parti ka kwrkuar nga BDI tw twrhiqet nga qeveria sepse ska kapacitet qw tw mbrojw interesin e shqiptarwve

Partia Demokratike Shqiptare përmes një konference për shtyp akuzon qeverinë aktuale e veçmas BDI-në se nuk ndërmerr asgjë rreth asaj se kultura shqiptare po diskriminohet në Maqedoni.

“Ju jeni, pa dyshim, dëshmitarë më të mirë dhe raportues më të denjë për tërë atë çka po ndodhë në sferat e ndryshme shoqërore e në veçanti në sferën e kulturës këtu në Maqedoni.

Që kur në këtë Qeveri hyri si vazal Bashkimi Demokratik për Integrim, Gruevski me bashkëpunëtorët e vet asnjë ditë nuk rreshti së nëpërkëmburi dinjitetin shqiptar, ndërsa na habisin minsitrat shqipfolës të BDI-së që thonë se Qeveria po funksionon në mënyrë ideale”, theksoi Arifikmet Xhemailit – anëtarë i Kryesisë Qendrore të PDSH.

Ai theksoi se Qeveria aktuale, gjegjësisht, Ministria e Arsimit me vendimet e saj po dëmton rëndë dhe po shkatërron institucionet e kulturës shqiptare në Maqedoni.

“A është ideale të shkatërrohet Instituti për trashëgiminë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë?! Kështu si po funksionon sot Ministria e Kulturës, krijohet përshtypje objektive se në këtë digaster është dislokuar tërë Qeveria e Gruevskit dhe se aty çdo gjë funksionon me vendimet diskriminuese të Qeverisë aktuale. Me vendim të Qeverisë u hoq nga plani strategjik shndërrimi në Muze Nacional i objektit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Me vendim të Qeverisë shkurtohet në mënyrë absurde buxheti për projekte shqiptare. Me vendim të Qeverisë Kishës Ortodokse i falet toka në qendër të e Shkupit”, theksoi Xhemaili.

Sipas tij, Ministria Kulturës me vendim të Qeverisë finanson spote televizive ku Maqedonia shpërfytyrohet në një vend absolutisht maqedonas e ortodoks.

“Prej mbi 40 manifestimeve te sivjetme, vetëm 3 manifestime janë shqiptare, e që do të finansohen me një buxhet total te një nate poetike në një katund maqedonas. Me vendim të Qeverisë kjo Ministri ngrit Komision për përkthimin e shkrimtarëve maqedonasë, ngrit komision me priftërinj për përkthimin e letërsisë ortodokse maqedonase. Do të na mbushet sheshi i Shkupit me skulptura, përmendore, buste, të huazuara nga trashëgimitë e huaja kulturore! Shqiptarëve të vendit nuk u lejua shënimi i njëqind vjetorit të shkollës së parë në gjuhën shqipe në Maqedoni “Josif Bageri”. Nuk u ndanë mjete finansiare për t’u mbajtur Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë”, theksi zyrtari i lartë i PDSH-së.

Ai theksoi se PDSH shprehet e indinjuar me faktin se pse asnjë artist shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria nuk është ftuar në manifestimin e fundit që po mbahet në Shkup me rreth 1000 artistë nga Evropa dhe Mediterani.

“A di ndokush nga strukturat vazale të BDI-së në Qeverinë e Gruevskit se ku i bie Shqipëria dhe Kosova, a janë këta dy shtete në Evropë e Mediteran, nëse po, atëherë, a mund të na thonë se sa shqiptarë ka në bord, sa në këshillin organizativ, sa në këshillin sekelsionues, sa artistë shqiptarë janë të ftuar në manifestimin e fundit që po mbahet në Shkup me rreth 1000 artistë nga Evropa dhe Mediterani.

Është në të mirë të mirëqenies të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që Qeveria aktuale të zbresë me këmbë në tokë, ndërsa BDI-ja sa më parë ta braktisë Qeverinë – hap ky që do të konsiderohej si i vetmi i ndërmarrë në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë”, thekso ai në fund të konferëncës

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *