Home / Lajme / Maqedoni / PDSH mbyll dyert për deputetët e larguar ne DR

PDSH mbyll dyert për deputetët e larguar ne DR

”Duke marrë parasysh procesin I cili një kohë të gjatë vecmë po zhvillohet për anëtarësim dhe rianëtarësim në këtë parti që po zhvillohet me shumë sukses , krijohet përshtypja se të gjithë mund të kthehen , mirëpo ekziston rreziku I relativizimit të disa fenomeneve mjaftë të rrezikshme siç është tradhëtia dhe të cilat në momente të caktuara për interesa të shërbimeve të ndryshme sekrete për të cilat ne kemi informacione të sakta , janë vënë në shërbim të shkatërriit të PDSH-së dhe këta njerëz janë tradhëtarë të përcaktimeve të përcaktimeve programore të PDSH-së dhe tradhëtarë të përcaktimeve kombëtare të kësaj partie” u shpreh Aliu.

Urim Hasipi
Tetovë, 25 shtator-Imer Selmani, Daut Rexhepi, Sulejman Rushiti, Flora Kadri, Abedin Zymberi dhe Besim Dogani, nuk do të mund të kthehen asnjëherë në Partinë Demokratike Shqiptare.Ky është qëndimi I një grupi të kryesisë qendorore të PDSH-së të cilët propozimin e tyre ia adresuan kryesisë së partisë.
Anëtari I kryesisë qendore të PDSH-së Imer Aliu para fillimit të mbledhjes ka deklaruar se këta persona asnjëherë nuk do të mund t kthehen në PDSH-së sepse kanë tradhëtuar përcaktimet programore dhe kombëtare të PDSH-së.
”Duke marrë parasysh procesin I cili një kohë të gjatë vecmë po zhvillohet për anëtarësim dhe rianëtarësim në këtë parti që po zhvillohet me shumë sukses , krijohet përshtypja se të gjithë mund të kthehen , mirëpo ekziston rreziku I relativizimit të disa fenomeneve mjaftë të rrezikshme siç është tradhëtia dhe të cilat në momente të caktuara për interesa të shërbimeve të ndryshme sekrete për të cilat ne kemi informacione të sakta , janë vënë në shërbim të shkatërriit të PDSH-së dhe këta njerëz janë tradhëtarë të përcaktimeve të përcaktimeve programore të PDSH-së dhe tradhëtarë të përcaktimeve kombëtare të kësaj partie” u shpreh Aliu.

Ai tha se dikush me 20 mijë euro, dikush me 40 mijë euro, dikush me një mercedes, Xhip, apo veturë tjetër , këta janë njerëz të shitur dhe ne kërkojmë nga kryesia Qendrore të merr vendim që këta persona të lartëpërmendur asnjëherë të mos mundin të kthehen në PDSH.

Në orët e pasditës kryesia vendosi që asnjëri prej këtyre deputetëve të mos kthehet në PDSH.Lideri i Partisë Menduh Thaçi konfirmoi qëndrimin e partisë dhe tha se një kohë të gjatë deputetët e karguar kërkojnë që të kthehen në PDSH duke dërguar ndërmjetësues.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *