Home / Sport / Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ftohet në Turqi

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ftohet në Turqi

Federata e Hendbollit e Kosovës ka marrë sot ftesë zyrtare nga Federata turke e hendbollit për zhvillimin e dy-tri ndeshjeve miqësore prej datës 29 tetor deri më 1 nëntor 2009 në kuadër të javës së EHF-së.

Në këtë turne miqësor Federata turke ka ftuar edhe Përfaqësueseve A (meshkujt) të Egjiptit, Bosnjë e Hercegovinës, Greqisë dhe Italisë. Pas konfirmimit të pjesëmarrjes së përfaqësueseve, do të caktohet vendi i zhvillimit të ndeshjeve (Ankara, Antali apo Stamboll) si dhe numri i Përfaqësueseve në bazë të përgjigjeve pozitive. Kjo ftesë vjen si vazhdimësi e bashkëpunimit ndërmjet dy federatave dhe vjen si revansh i takimit të zhvilluar vitin e kaluar, më 6 prill në Prishtinë, kur ndeshja e Përfaqësueseve A, Kosovë-Turqi përfundoi me rezultat 22:22. Sipas drejtuesve të FFHK-së, ftesa është pranuar me kënaqësi dhe qysh tani do të fillojnë parapërgatitjet për një paraqitje sa ma dinjitoze.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *