Home / Sport / Prezantohet Xhemaili – do te bart fanellen me numer 10-te

Prezantohet Xhemaili – do te bart fanellen me numer 10-te

Blerim Xhemaili eshte prazantuar si futbollist i Parmes. Ai ne sezonin e ardheshem do te luaje te skuadra e rrikthyer ne Seria A ne forme huazimi per nje vit, ndersa do te mbaje ne shpine fanellen me numrin 10-te. Drjetuesit e klubit shprehen te kenaqur me angazhimin e shqiptarit.

Ne konference per shtyp e cila u mbajt ne dhomen e shtypit te stadiumit Ennio Tardini, eshte prezantuar blerja e fundit e skuadres italiane FC Parma, mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili. Anetari i perfaqesues se Zvicres ne sezonin e ri do te barte fanelen me numer 10-te, ndersa shpreson ne nje sezon te suksesshem me ekipin e tij te ri, qe kete vit eshte rikthyer ne Seria A.
“Qe i vogel kam ndegjuar per Parmen, nje qytet i qete dhe skuader me audience te madhe. Kjo ishte nje nder arsyet qe pranova te vij ketu dhe shpresoj qe se bashku te gezohemi ne shume fitore” – eshte shprehur Xhemaili. ” Falamenderoi presidentin Ghirardi dhe drejtori e pergjithshem Leonardin per insistimin e bere per t’me sjelle ketu” – ka perfunduar numri 10-te i Parmes.

Edhe drejtori i pergjithshem i Parmes Leonardi Pietro, ka folur me kenaqesi per huazimin e mesfushorit nga Bogovina e Tetoves.
“Jemi te kenaqur qe sot ketu me ne eshte i pranishem blerja jone e fundit Blerim Xhemili. Jemi te lumtur qe ka mbaruar me sukses transferta e tij ne ekipin tone, pasi ai nje kohe te gjate ishte objektivi yne. Prandaj jemi te kenaqur qe ai eshte me ne dhe kjo na ben te shpresojme ne shume suksese. Blerimi eshte i ri ne moshe, ndersa pas vetes ka nje eksperience te duhur per te qene nje lider ne teren” – ka perfunduar drejtori i pergjithshem i Parmes Leonardi Pietro.

Xhemaili arriti mareveshje per kalim nga Torino te Parma ne forme huazimi per nje vit, ne diten e fundit te afatit kalimtar veror. Ne fund te sezonit ai do te kete mundesi te nenshkruaje mareveshje permanente me Parmen.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *