Home / Sport / Primera Divizion, java IV

Primera Divizion, java IV

Në ndeshjet e luajtura mbrëmë, Reali mundi 2-0 Vijarealin, Valencia humbi ndaj Getafes në transfertë, kurse Atletiko Madridi barazoi në shtëpi me Almerian.

Reali i Madridit mban hapin e Barcelonës, duke mos u shkëputur asnjë pikë nga kryesuesit e kampionatit spanjoll. Në “El Madrigal”, kryeqytetasit mposhtën 2-0 vendasit e Vijarealit.

Ndërkohë, humbet Valencia. Skuadra e drejtuar nga trajneri Unai Emeri pësoi disfatën e parë në katër ndeshjet e para në Primera Divizion, pasi u mposht 3-1 nga Getafe në transfertë.

Zhgënjen edhe Atletiko Madridi. Madrilenët e Abel Resinos nuk shkuan më shumë se një barazim në “Visente Kalderon” përballë Almerias, duke vijuar serinë e paraqitjeve negative në këtë fillim sezoni.

Në ndeshjet e tjera, Tenerife i shkaktoi humbjen e parë Atletiko Bilbaos, ndërkohë që Deportivo La Korunja mundi 3-0 Kseresin në transfertë. Espanjoli mundi 2-1 në shtëpi Malagan, kurse Valadolidi u mposht me të njëjtin rezultat në fushën e vet nga Osasuna.

Sot luhet përballja e fundit për javën e katërt të Primera Divizionit, ku Sporting Gijoni do të presë në shtëpi Zaragozën.

Primera Divizion, java IV:

Të martën
Sevilja 2 – 0 Majorka
Santander 1 – 4 Barcelona

Dje
Atletiko Madrid 2 – 2 Almeria
Espanjol 2 – 1Malaga
Valadolid 1 – 2 Osasuna
Vijareal 0 – 2 Real Madrid
Kserez 0 – 3 Deportivo La Korunja
Tenerife 1 – 0 Athletik Bilbao
Getafe 3 – 1 Valencia

Sot
Sporting Gijon – Zaragoza

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *