Home / Lajme / Maqedoni / Protesta masive në Tetovë .Jo korigjim por tërheqje e enciklopedisë

Protesta masive në Tetovë .Jo korigjim por tërheqje e enciklopedisë

”Sot jemi duke protestuar për shkak të enciklopedisë e cila fyen rëndë shqiptarët dhe ne këkrojmë që e njejta të tërhiqet dhe jo të korigjohet.Në studentët të përkrahur nga qytetarët sot treguam se jemi një komb dhe kemi një qëndrim dhe nuk do të lejojmë që askush të na fyej identitetin tonë ”, tha Valon Kurtishi kryetar I shoqatës Illyricum Libertas, organizatë që ishte nismëtare e protestës.

Urim Hasipi
Tetovë, 30 shtator-Studentët të dy universiteteteve në Tetovë të përkrahur nga profesorë edhe nga qytetarët tjerë kanë protestuar të mërkurën në mesditë rrugëve të Tetovës, kundër enciklopedisë së Akademisë së Shkencave dhe arteve të Maqedonisë.

Me pankarta të shumat, me brohoritje “United Albania”, “Ilirida”, “Një komb një akademi”, “s`ka ekciklopedi s`ka Maqedoni”, “akademia e turpit”, “Aleksandri është shqiptarë”, protestuesit kanë marshuar dy orë rresht rrugëve të Tetovës, duke filluar nga hapësirat e dy universiteteve në Tetovë.

Organizatorët e kësaj proteste, shoqata Illyrikum Libertas, dhe unionet studentore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Univeristetit të Evropës Juglindore kanë kërkuar tërheqje të plotë enciklopedisë.

”Sot jemi duke protestuar për shkak të enciklopedisë e cila fyen rëndë shqiptarët dhe ne këkrojmë që e njejta të tërhiqet dhe jo të korigjohet.Në studentët të përkrahur nga qytetarët sot treguam se jemi një komb dhe kemi një qëndrim dhe nuk do të lejojmë që askush të na fyej identitetin tonë ”, tha Valon Kurtishi kryetar I shoqatës Illyricum Libertas, organizatë që ishte nismëtare e protestës.

Ndërsa, anëtari I parlamentit studentor të USHT-së Garip Izairi tha se studentët kanë përkrahur këtë protestë se në mënyrë të drejtëpërdrejtë eniklopedia fyen identitetin e shqiptarëve.”Kërkojmë tërheqjen e eniklopedisë dhe rishkrimi I saj të bëhet me pjesëmarrje të akademikëve shqiptarë”, tha Izairi.

Agon Ferati kryetar I Unionit të studentëve të UEJL-së është shprehur se protesta e ka arritur qëllimin e vet.”Ne si studentë I kemi dhënë një mbështetje të fortë kësaj proteste dhe kërkojmë që të tërhiqet enciklopedia e turpit nga përdorimi dhe me këtë tregojmë se ne kemi një histori të vjetër 5 mijë vjeçare e jo dyqind vjeçare ashtu siç pretendojnë akademikët maqedonas.Gjatë kësaj proteste nuk kanë munguar edhe borhoritjet “Bllaze Lllazhe” dhe “ o sa mirë me qenë shqiptarë” etj..

Organizatorët e protestës kanë paralajëmruar se në rast se nuk plotësohet kërkesa për tëreheqjen e enciklopedisë, do të vazhdojnë me organizimin e protestave tjera, ndërsa protesta e sotme ka kaluar pa probleme ndërsa protestuesit gjatë gjithë kohës kanë qenë nën përcjellje të policisë dhe në fund protestuesit janë shpërndarë në mënyrë të qetë.

Protesta kundër enciklopedisë maqedonase do të zhvillohen edhe nesër në Shkup para Qeverisë së Maqedonisë në organizim të Bashkimit Demokratik Kombëtarë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *