Home / Sport / Queiroz: Shqiperia ekuilibroi grupin

Queiroz: Shqiperia ekuilibroi grupin

Kur kane mbetur edhe dy raunde per t’u luajtur ne grupet e eliminatoreve te Boterorit 2010 per zonen e Europes, me i ekuilibruari eshte pikerisht Grupi 1, ku ben pjese edhe Shqiperia.

Por per vendosjen e balances mes skuadrave pretendente kryesore per t’u kualifikuar ne kete grup, ka ndikuar pa diskutim Shqiperia, e cila, pasi i kishte marre nga nje pike Suedise dhe Portugalise, te merkuren ka ndalur ne nje barazim 1-1 edhe favoritet daneze.

Kete merite ia njeh Shqiperise edhe vete trajneri i Portugalise, Karlos Kueiroz, i cili menjehere pas ndeshjes se te merkures, ku fitoi 1-0 ne Hungari, theksoi: “Keto ndeshje treguan edhe nje here se Grupi 1 eshte shume i ekuilibruar. Mjafton te shikosh problemet e Suedise ne Malte dhe piket qe Danimarka la ne Shqiperi”, theksoi tekniku i portugezeve.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *