Home / Sport / Rafinja, Bejl, Bekam në planet e Milanit

Rafinja, Bejl, Bekam në planet e Milanit

Tashmë kuqezinjtë kanë filluar të mendojnë për merkaton e janarit, pas merkatos verore të vakët.

Italianët kanë filluar të mendojnë transferimin në merkaton e dimrit të Rafinjas nga Shalke 04, Garet Bejlit nga anglezët e Totenhemit dhe rikthimin e Devid Bekamit nga Los Angeles Galaksi.

Milani ka nevojë për një mbrojtës të djathtë dhe një të majtë. E përditshmja italiane “Il corriere dello sport” njofton se trajneri Leonardo ka shënjestruar dyshen Bejl dhe Rafinja për këto pozcione.

Ndërkohë, vetë Bekam ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në “San Siro”, gjë që do ta ndihmonte për të siguruar një vend në përfaqësuesen e Anglisë, por njëkohësisht do t’i jepte një shtytje të madhe mesfushës së Milanit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *