Home / Sport / Ramadani përforcon Shkëndijën

Ramadani përforcon Shkëndijën

Zekirja Ramadani është përforcimi i ri i Shkëndijës. Mbrojtësi ka arritur marëveshje me dretuesit “kuq e zi”, dhe menjëherë i është bashkangjitur ekipit në seancat stërvitore.

Shkëndija ka përforcuar rradhët e saj me aktivizimin e mbrojtësit shkupjan Zekirija Ramadani. Bisedimet kanë zgjatur shumë shkurtë dhe pa problem është arritur akordi për marëveshje 6-të mujore, me mundësi që ajo të vazhdohet deri në fund të sezonit. Drejtuesit e Shkëndijës, njejtë si futbollisti shprehen të kënaqur me marëveshjen e arritur dhe shpresojnë që së bashku do të arrijnë vetëm suksese.
Ambiciet e Shkëndijës janë kualifikim në ligën e Parë dhe padyshim se përvoja e “Zekos” do të jetë e mirëseardhur në këtë drejtim. Ramadani ka luajtur në disa skuadra të njohura në Maqedoni dhe Shqipëri, ndërsa së fundi ka luajtur te ekipi nga Azerbajxhani FC Qarbah.
Aktivizimi i Ramadanit përforcon dukshëm mbrojtjen e Shkëndijës, e cila së bashku me Cuculin dhe mbrojtësit tjerë duket tejet e fortë.
Me përforcimin e fundit Shkëndija përfundimisht ka marë një fizionomi të një skuadre elitare që pritet pa problem të sigurojë kualifikimin në Ligën e Parë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *