Home / Sport / Ranieri: Kurorëzimi i një ëndrre

Ranieri: Kurorëzimi i një ëndrre

Pas dorëheqjes së Luçiano Spaletit, Klaudio Ranieri flet për herë të parë si trajner i Romës. Ish-tekniku u Juventusit firmosi një kontratë dyvjeçare.

“Për mua është një kënaqësi e madhe, por mbi të gjitha është kurorëzimi i një ëndrre dhe vazhdim i bukur i karrierës time profesoinale, e nisur shumë vite më parë.” Klaudio Ranieri, trajneri i ri i Romës, rrëfen në telefon për agjencinë “Ansa” emocionet e tij të para pas marrjes së pankinës verdhekuqe. “Jam i nderuar dhe njëkohësisht i bindur – shton Ranieri – që do të jap më të mirën për Romën.”

Flet edhe i larguari, Luçiano Spaleti: “Jam i bindur se kushdo profesionist tjetër apo koleg që do ta kishte parë Romën në këtë moment, do të kishte bërë të njëjtën gjë si unë. Besoj se kam marrë vendimin e duhur.”

Në një intervistë për Sky Sport 24 ,ish-tekniku u Romës shpjegon arsyet e largimit nga skuadra kryeqytetase. Ai tregon edhe keqardhjen më të madhe nga eksperienca e tij me verdhekuqtë: humbja e kampionatit në maj 2008, kampionat që e fitoi Interi pas fitores në Parma me dy gola të Ibrahimoviçit në 30 minutat e fundit të Serisë A për atë vit. “Ai kampionat i humbur është keqardhja ime më e madhe – thotë Spaleti -. Ishim vërtet afër, por rezultati i fushës duhet pranuar gjithmonë.”

Mes kujtimeve që do të sjellë me vete nga kryeqyteti, për Spaletin njëri është krejt i veçantë: “Gjithmonë do më nglet në mendje himni i skuadrës kur këndohej nga të gjithë. Ai mbetet simboli i dashurisë së popullit roman për skuadrën e vet.” Pastaj, janë edhe “shumë net të paharruara, me fitore të bukura, qoftë në kampionat apo në Ligën e Kampionëve. Sidomos në Lion, pastaj në Madrid dhe me Çelsin në shtëpi. Netë të ndriçuara nga projektorë, nën dritën e të cilëve skuadra ka luajtur një futboll shumë të bukur.”

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *