Home / Sport / Rasti “Gatuzo”, mbrohet Sedorf

Rasti “Gatuzo”, mbrohet Sedorf

Nuk do të ketë masa disiplinore tek Milani pas vonesës së zëvendësimit të Gatuzos (i nxjerrë më pas me karton të kuq) me Sedorf në derbin e ditës së shtunë.

Milani ka vendosur të mos marrë asnjë masë disiplinore pas gafës me ndërrimin e Xhenaro Gatuzos me Klarens Sedorf në derbin e së shtunës kundër Interit. Në fakt, duke parë rëndësinë e asaj që ndodhi, pritej një masë e fortë nga ana e drejtuesve të klubit, por holandezi Sedorf ka sqaruar se në ato momente ishte duke diskutuar me mjekët për shkak se nuk ishte në kondicionin e duhur fizik. Ai tha se si rrjedhojë e problemeve, e ka bërë nxemjen me këpucët e gjimnastikës dhe ishte kjo arsyeja përse nuk ishte gati kur Gatuzo kërkoi të zëvendësohej. Pavarësisht kësaj, zëvendës presidenti Adriano Galiani ka kërkuar një raport mjaft të detajuar për ngjarjen nga ana e trajnerit Leonardo, i cili do të kthehet të martën nga Brazili. Gatuzo kërkoi ndërrim në pjesën e parë të derbit të humbur 4-0 me Interin, për shkak të problemeve fizike, por Sedorf dukej i relaksuar në pankinë dhe nuk ishte gati. Vonesa bëri që Gatuzo të ndërhynte keq ndaj Shnajder dhe të merrte kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Milanin me 10 lojtarë. Një situatë komike, që e ka vënë jo pak në siklet klubin kuqezi përpara tifozëve të vet.

Për klubin kuqezi ky është një kapitull i mbyllur tashmë. Aq më tepër që Klarenc Sedorf e ka qartësuar situatën: “Nuk kisha veshur pantofla, por këpucë gjimnasti, që më ndihmonin të gjeja përshtatjen e duhur pas dëmtimit në pulpë që më la jshtë fushës për 40 ditë.”

Më tej hollandzi shton: “Kisha një dëshirë të madhe për të luajtur, për t’u futur në ndeshje , për të qenë gati për çdo nevojë të trajnerit. Kur rezultati ishte 1-0, duhet të futej Ambrozini. Kur u dha penalltia, isha në tunelin e stadiumit, që është rreth 50 metra i gjatë dhe isha me këpucë gjimnastike dhe jo me pantofla, siç kishte shkruar dikush. Kjo është një fyerje e profesionalizmit tim.”

Në fund, Sedorf shprehet: “Kam lexuar edhe që unë krijoj probleme dhe polemika. Për këtë, mjafton të pyesni trajnerin e ri se si sillem me të, si u solla në Siena, kur nuk më futi në lojë dhe folëm për këtë. Në karrierën time gjithmonë kam kërkuar të sillem si një profesionist që është përherë i gatshëm të japë më të mirën për skuadrën.”

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *