Home / Lajme / Maqedoni / Reagime te shumta per Enciklopedine maqedonase

Reagime te shumta per Enciklopedine maqedonase

Akademia e Shkencave të Maqedonisë tërheq enciklopedinë
Një javë pas publikimit të enciklopedisë me shpifje dhe trillime historike kundër shqiptarëve të Maqedonisë, Akademia e Shkencave në Shkup tërheq botimin enciklopedik dhe premton rishikimin e pjesëve të kontestuara nga shqiptarët, Ambasadat e huaja si dhe disa institucione ndërkombetare.

Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi thotë se Akademia e Shkencave dhe e Arteve duhet të kërkojë falje për fyerjet që i ka bërë shqiptarëve dhe historisë së tyre. Kjo sipas Ademit do të ishte një dëshmi e qarte se Akademia po merr hapin hapin e guximshëm për të korrigjuar gamin e madh që bëri .
“Në radhë të parë academia duhet të distancohet nga kjo enciklopedi dhe përmbajtja e saj dhe të tërhek nga tregu e nciklkopedinë të formohet kshill I ri redaktues që do përpiloj enciklopedinë e re. Vetëm në këtë mënyrë ne do mundë të pranonim si shqiptarë që akademia e shkencave të maqedonisë po merr hapin e drejtë dhe të guximshëm për përmirësuar një gabim të madhq ë do të ndikoj pastaj edhe në krijimin e besimit ndaj këtij institucioni”, deklaroi Abdylaqim Ademi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup i kërkoi Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë korrigjimin e të dhënave se gjoja pjesëtarë të UÇK-së janë trajnuar nga oficerë britanikë. Në letrën drejtuar ASHAM-it ambasadori Endrju Ki shkruan se ky është gabim dhe pret që faktet e gabuara të korrigjohen. Se si do ta korrigjojnë Enciklopedinë është çështje e ASHAM-it, por i gjithë ky proces do të kontribuojë për vendin, I cili ka pasuri shumë-etnike, tha Ki. Ambasadori britanik tha se forcat e Britanisë së Madhe nuk kanë kryer kurrfarë trajnimi. I bëj thirrje ASHAM-it që ta korrigjojë pjesën ku theksohet një gjë e tillë. Nuk i kam lexuar pjesët e tjera të Enciklopedisë, por ajo shkaktoi një serë reagimesh në Maqedoni dhe jashtë saj. Është tejet e rëndësishme që në një libër të tillë të gjitha faktet të jenë të sakta dhe të konfirmuara, të gjitha interpretimet dhe tezat të jenë gjithëpërfshirëse dhe të paanshme, deklaroi ambasadori britanik në Shkup Endru Ki. I pyetur se sa zhvillimet e fundit rreth prezantimit të Enciklopedisë mund të ndikojnë ndaj Raportit të ardhshëm për përparimin e Maqedonisë, me të cilin pritet që vendi të marrë datën për fillimin e negociatave për në BE, Kit ha se shpreson që gabimi do të korrigjohet dhe se Komisioni Evropian do të fokusohet në parakushtet e nevojshme. Vendimin se Maqedonia a do të marrë apo jo datën për çeljen e negociatave, Ki theksoi se do duhet ta marr KE-ja.

Vazhdonjë reagimet kundër enciklopedisë maqedonase të botuar nga Akademia e Shkencave të këtij vendi. Kryetari I komunës së gostivarit Rufi osmani tha se provokimet e këtilla shkojnë në dëm të shtetit të Maqedonisë, marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe shërbejnë si mollë sherri në mes tyre. Ai nga hartuesit e enciklopedisë kërkojë që të mos publikojnë marrëzira çifti i kësaj enciklopedie duke u bërë gazi i botës, të konsultojnë literaturë relevante të pranuar në qarqet akademike-shkencore botërore,të shkarkohen nga shovinizmi i verbër dhe ta kryejnë punën e tyre duke u mbështetur në faktet historike të pranuara për botërisht nga qarqet shkencore-akademike si dhe të konsultohen me akademikët dhe punëtorët shkencor shqiptar nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria dhe t’u kërkojnë falje publike shqiptarëve për ofendimet e paraqitura në këtë enciklopedi dhe të premtojnë se ofendime të këtilla nuk do të përsëriten në të ardhmen. Partia për prosepritet demokratik në reagimin e saj thotë se Librin, të cilin e quajnë ,,enciklopedi,, do t’ju shërbej vetëm për zbavitje kuluaresh dhe kurim të kompleksit që ndërlidhet me identitetin e papërcaktuar. “Këtë qëndrim të PPD-së, ndaj temës ,,shiptarët dhe (sllavo)maqedonasit,, , do ta përmbyllim me një pyetje drejtuar Bllazhe Ristevskit dhe bashkëmendimtarëve të tij: A thua diku në enciklopedinë tuaj është cekur fati i shqiptarëve me përkatësi fetare krishtere, (shqiptarët ortodoks), të regjioneve të Rekës së poshtme, dhe të regjionit të Galiçnikut, Krushevës, Ohrit, Manastirit, e gjetiu; gjyshërit dhe baballarët të të cilëve, ende në shtëpi flasin shqip, kurse jashta, në jetën publike, trajtohen si maqedonas? çka mendon Blazhe Ristevski; a thua këta shqiptar, që nuk e kanë pranuar fenë islame, nuk duhet të identifikohen si shqiptar, ose së paku si shqiptar të cilët në mënyrë të ,,vullnetëshme“ jan konvertruar në maqedonas.?!” Thuhet në ragimin e PPD-së. Edhe rektori I USHT_së prof.dr. Agim Vela ka reagur kundër enciklopedisë duke hedhur poshtë poshtë trillimet e sajuara nga AMSHA të Maqedonisë dhe shqipfolësve, në këtë Enciklopedi. “Rektorati dhe profesorët pranë USHT-së, njoftojnë opinionin e gjerë, se kurrë nuk do të pajtohet me këto shpifje dhe falsifikime të paraqitura në këto dy vëllime të Enciklopedisë të botuara nga Akademia maqedonase e Shkupit, të ndihmuar financiarisht nga Qeveria e Maqedonisë. Ne si institucion, qysh më 20 maj 2008 kemi shfaqur shqetësimet tona dhe kemi paralajmëruar një skandal të tillë”, thuhet ne reagimine usht-së. Edhe forumi rinor islam dega tetovë dënon ashpër këtë vepër të turpshme duke e konsideruar atë si provokim me pretendime acaruese si dhe minim për bashkëjetesën mes dy komunitetev dhe kërkon dorheqejn e saj nga qarkullimi duke vlerësuar se një provokim I tillë dëmtpjnë dukshëm mardhënjet ndëretnike në një shtet multietnik.

Reagimet e para pas botimit të Enciklopedisë maqedonase nga ana e subjekteve politike dhe shoqërisë civile shqiptare në vend, si duket ka detyruar akademikët që të mblidhen në një takim për të diskutuar për Enciklopedinë. Nga Akademia thonë se takimi që është mbajtur është i rregullt dhe është konsultativ, por nuk japin detaje tjera të këtij takimi. Anëtari i akademisë Millan Gjurçinov tha se një enciklopedi e tillë shkencore nuk duhet të jetë e njëanëshme. Gjurçinov tha se Akademia është dashur në kohë të merr parasysh reagimin e anëtarëve shqiptarë.
“Në shkencë ka shikime të ndryshme, nuk mundet vetëm njëra anë të imponojë shikimet e saj palës tjetër, për këtë absolutisht jam kundër. Çdo kush duhet të prezentojë shikimin e vet. Gabimi ishte bërë që në kohën kur u ndërpre kontakti me specialistët shqiptarë që jetojnë këtu, emra me autoritet, nuk u vazhdua ai dialog, nuk u gjet zgjidhje që më pas të vazhdohet me punën për enciklopedinë, por u tha, shqiptarët u larguan, neve vazhdojmë, për atë edhe erdhi deri këtu”, vlerëson Millan Gjurçinov, anëtar i Akademisë.
Gjurçinov tha se enciklopedia nuk duhet t’i konvenojë vetëm njërës palë, pasi të vërtetat nuk janë parciale, por universale.
“Një vepër e tillë nuk mund të jetë e njëanëshme. Ajo duhet të bëhet objektive, me pjesëmarrje të të gjitha anëve qetë, të shikohet ajo, sepse shikoni, librat e këtij karakteri bëhen t’i afrojnë popujt, të rrisin besueshmërinë mes veti, e jo edhe më tepër të hudhin vaj në zjarr dhe të krijojnë përçarje, ajo mund të jetë shumë e rrezikshme”, thekson akademiku Gjurçinov.

Akademia e Shkencave të Maqedonisë tërheq enciklopedinë
Një javë pas publikimit të enciklopedisë me shpifje dhe trillime historike kundër shqiptarëve të Maqedonisë, Akademia e Shkencave në Shkup tërheq botimin enciklopedik dhe premton rishikimin e pjesëve të kontestuara nga shqiptarët, Ambasadat e huaja si dhe disa institucione ndërkombetare. Në konferencën për shtyp, të mbajtur sot në mesditë menjëherë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit drejtues të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, kryetari i saj, Gjeorgji Stardullov deklaroi për mediat heqjen nga qarkullimi dhe përmirësimin e të gjitha pjesëve të kontestueshme të enciklopedisë.
Smbrapsja e akademikëve maqedonas, vjen pas disa ditë reagimesh të forta nga shqiptarët në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe diasporë. Po ashtu, një ditë më parë, reaguan edhe Ambasada Amerikane, dhe Ambasadori britanik në Shkup, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme në ato pjesë të enciklopedisë ku thuhet se trupat britanike kanë trajnuar ushatrë të UÇK-së në vitin 2001. Po dje, Bashkimi Europian bëri të ditur se mund të hapë hetime për këtë çështje, duke deklaruar se do të shqyrtojë në mënyrë të detajuar pjesët e kontestuara të kësaj enciklopedie.
Heqja nga qarkullimi e enciklopedisë maqedonase, po kështu vjen një ditë pasi tre anëtarë shqiptarë të Akademisë së Shkencave në Shkup dhanë dorëheqjen, në shenjë proteste. Në intervistën dhënë për TV Klan, Akademiku Luan Starova, nuk përjashtoi mundësinë krijimit të një Akademie Shqiptare në Maqedoni në rast se enciklopedia e botuar nga akademikët maqedonas nuk do të tërhiqej. Enciklopedia në fjalë përmban shpifje, ofendime dhe fakte të pavërteta historike ndaj shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *