Home / Lajme / Maqedoni / Reagon i tere subjekti shqiptar pas skandalit te Akademise Maqedonase

Reagon i tere subjekti shqiptar pas skandalit te Akademise Maqedonase

I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush.Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”, theksoi Aliu

Ja reagimet e partive, shoqatave dhe Tiranes per skandalin me enciklopedine e ASHAM
Ka reaguar edhe shoqata e ish-burgosurve dhe të përndjekurve politik shqiptar në Maqedoni. Kryetari i saj, shpëtim Pollozhani përveç akademikëve maqedonas fajëson edhe politikën shqiptare, e cila nëpër institucionet e rëndësishme delegon njërëz joadekuat për të prezantuar historinë shqiptare.

“Ky është rezultat i infantilitetit dhe papjekurisë së kuazishkencës maqedone dhe kuazi intelektualëve maqedon, pasi bërthamën e Këshillit redaktues të kësaj enciklopedie e bëjnë njerëz, të cilët janë eksponuar pothuajse gjithnjë si antishqiptarë dhe janë në atë periudhën e senilitetit.

Kjo është e para e dyta është si rezultat i impotencës së politikës së shqiptarëve dhe kuadrove shqiptarë në përgjithësi që janë të prezantuar në pushtet në ministrinë e Kulturës, në Akademinë e shkencës dhe në institucionet tjera, siç janë Enti për botimin e librave dhe veprave të ndryshme.”, vlerëson Shpetim Pollozhani, kryetar i shoqatës së të ish-burgosurve dhe të përndjekurve shqiptar në Maqedoni.

Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase e cila poshtëron popullin dhe kombin shqiptar.

Anëtari i Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu në një konferencë për shtyp theksoi se Qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me përmasa shqetësuese.

“Paralajmërimet e PDSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj Qeverie, veçmë po merë përmasa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët.E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë Qeveri”, theksoi Imer Aliu.

PDSH publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë.

“Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia mund të jenë vetëm mijë që tentojnë të gryejnë historinë e shqiptarëve.

I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush.Nga selia e PDSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”, theksoi Aliu

Deputeti I BDI-së, Xhevat Ademi ka reaguar ashpër ndaj encikopledisë maqedonase, e promovuar ditë më pare nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetëror maqedonas.

“Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim si parti do të padisin ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezentuara në Enciklopedinë.Padia do të jetë jo vetëm për shpifjet për Kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban Enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve”, theksoi Ademi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ademi thotë se në Enciklopedi ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo…

“Cfarë porosie dëshiron të përcjell ASHAM-i me këtë? Të vihet sot në pikëpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarëve këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz të cilët nuk marrin erë nga shkenca, nga historia dhe historiografia nuk e kanë as germën h.”, thotë Ademi

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferent ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t’i ndërmerr të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit

Studiuesit shqiptare e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik.

Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi në 2001 botoi promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve, njofton gazeta Shekullli.

Studiuesi Dritan Egro, e cilëson këtë nj dështim të radhës të Maqedonisë dhe argumenton se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër nëe Ballkan.

“Më duket e pavend sot kur dokumentacioni historik Maqedoninë nga shekulli i 15-te nuk e përmend fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqit e mëdha”, u shpreh Egro.

Ndërkohë, historiani Sabri Godo pohon se një botim i tillë duhet të hiqet urgjent nga qarkullimi, kurse qeveria maqedonase duhet të mbajë një reagim zyrtar për këtë dokumen

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *