Home / Sport / Reali, “dhëmb për dhëmb” me Barcelonën

Reali, “dhëmb për dhëmb” me Barcelonën

Dyshja Kaka-Kristiano Ronaldo udhëheq “Galaktikët” drejt suksesit, duke iu kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë skuadrës së Pep Guardiolës.

U kanë mjaftuar vetëm dy minuta lojë madrilenëve për të gjetur rrugën e rrjetës në “El Madrigal”.

Kristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin me një supregol, ku pasi mori topin në mesfushë, shmangu tre kundërshtarë dhe me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone e çoi topin në cepin e djathtë të portierit Diego Lopez.

Gjithçka bëhet më e lehtë për skuadrën e Manuel Pelegrinit, pasi në minutën e 35-të Vijareali mbetet me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të kapitenit Gonzalo Rodrigez.

Në minutën e 26-të të pjesës së dytë, Marselo fiton një penallti, e cila shndërrohet në gol një minutë më vonë nga Kaka.

Pas javës së katërt, Reali udhëheq së bashku me Barcelonën me pikë të plota, ndërkohë që Vijareali nuk e ka provuar ende shijen e fitores në Primera Divizion këtë sezon.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *