Home / Sport / Reali nuk fal, e pesta radhazi – Barça nuk lëshon “pe”, i përgjigjet Realit

Reali nuk fal, e pesta radhazi – Barça nuk lëshon “pe”, i përgjigjet Realit

Skuadra e Pelegrinit mundi mbrëmë 3-0 në “Santiago Bernabeu” Tenerifen, duke mos njohur rezultat tjetër përveç fitores në pesë javët e para të Primera Divizion.
Katalanasit fituan 2-0 në transfertën e Malagës, duke iu kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë tripikëshit të radhës së Realit.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura. Por vetëm dy minuta pas fillimit të 45-minutëshit të dytë të lojës, Karim Benzema kalon “Galaktikët” në avantazh, me një goditje me kokë.
Është përsëri sulmuesi francez që 11 minuta më pas dyfishon epërsinë e vendasve.
Në minutën e 77-të, Kaka thellon diferencën, pas një supergoli nga jashtë zone.
Pas javës së pestë, Real Madridi kryeson me pikë të plota, ashtu si Barcelona dhe në javën e gjashtë udhëton drejt Seviljes.
Zllatan Ibrahimoviç kaloi skuadrën e Pep Guardiolës në epërsi gjashtë minuta para së gjyqtari të sinjalizonte përfundimin e pjesës së parë, e cila mbyllet me rezultatin 1-0 për katalanasit.
Në minutën e 59-të është mbrojtësi spanjoll Zherrard Pike që dyfishon, duke vulosur përfundimisht fitoren e radhës për ekipin e tij.
Në ndeshjen a radhës, Barcelona pret në “Kamp Nou” Almerian, në një ndeshje ku do kërkojë patjetër tre pikët, duke shpresuar në një hap të gabuar të Realit në Sevilje.

Nga ana e saj, skuadra trajnerit Manuel Himenez mposhti 4-0 në trnsfertë Atletik Bilbaon.
Kapiteni Renato zhbllokoi rezultatin që në minutën e pestë, gol që u pasua 15 minuta më vonë nga Negredo. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Frederik Kanute trefishon dhe me rezultatin 3-0 mbyllet pjesa e parë.
Me rifillimin e lojës, miqtë shënojnë përsëri, kësaj here me Hezus Navas 15 minuta para përfundimit të takimit.

Në ndeshjen tjetër të luajtur mbrëmë, Valencia dhe Atletiko Madridi u ndanë në barazim 2-2.

Serxho Aguero kaloi madrilenët në avantazh pas vetëm shtatë minutash lojë. Por vendasit përmbysën rezultatin në 2-1 vetëm brenda dy minutave, përkatësisht me Fernandez në minutën e 25-të dhe David Vilën dy minuta më vonë.
Kur mendohej se gjithçka do përfundonte me fitoren e Valencias, Maksi Rodrigez barazon në minutën e fundit, duke shmangur humbjen për skuadrën e tij, që gjithsesi, nuk e ka shijuar ende fitoren në pesë javët e para të kampionatit spanjoll.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *