Home / Sport / Reali, skuadra e shekullit

Reali, skuadra e shekullit

Sipas Federatës së Historisë dhe Statistikës në Futboll (IFFHS), Reali i Madridit është skuadra më e mirë e shekullit XX.

Klasifikimi është bërë në bazë të rezultateve të skuadrave në kompeticionet ndërkombëtare prej vitit 1901 deri në vitin 2000.

Në vend të dytë qëndron Juventusi, i cili renditet para Barcelonës dhe Milanit.

Madrilenët kanë gjithsej 563.5 pikë, pothuajse 100 pikë më shumë se bardhezinjtë me 466.

Ja renditja e dhjetë skuadrave më të mira:

1) Real Madrid (563.5); 2) Juventus (466); 3) Barcelona (458); 4) Milan (399.75); 5) Bajern Mynih (399); 6) Inter (362); 7) Ajaks (332.75); 8) Liverpul (300.25); 9) Sporting Lisbona (299); 10) Anderleht (231).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *