Home / Sport / RENOVA BARAZON 2:2 NË FUSHË TË TURNOVËS

RENOVA BARAZON 2:2 NË FUSHË TË TURNOVËS

Xhepçishtasit edhe pse dy herë avansuan dhe patën kontroll të plotë të lojës, në fund u desh që të pajtohen me ndarje të pikëve. Milano ka pësuar debakël në fushë të Makedonija Gj.P.,ndërsa Slloga humbi nga Pobeda.

Edhe pse paralajmëruan se nga Turnova do të kthehen me tre pikë, futbollistët e Renovës duhet të pajtohen me barazimin 2:2. “Gjipspunuesit” hynë fuqishëm në ndeshje, duke kërkuar sa më parë të detyrojnë në kapitullim skuadrën vendase. Pas sulmeve fillestare, miqtë kalojnë në epërsi në minutën e 11-të me golin e shënuar nga Besart Ibrahimi. Pas epërsisë së Renovës, vendasit morën lojën në duart e tyre, ndërsa mysafirët përmes kundërsulmeve tentonin të vijnë te goli i dytë. Në minutën e 21, Tasev ishte i saktë për Horizont Turnovën duke barazuar rezultatin në 1:1.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë, ndërsa në vazhdim përsëri Renova ishte skuadra më e mirë në fushë. Pas disa aksioneve të mira, gëzim i ri për skuadrën nga Xhepçishti arriti në minutën e 64, kur Muharem Bajrami me golin e parë në fanelën e Renovës, solli epërsi 2:1. Edhe në minutat në vazhdim Renova kishte kontroll të lojës, mirëpo 15-të minuta para fundit të takimit Tasev edhe një herë shënoi në rrjetën e Renovës, për barazim të rezultatit në 2:2, që në fund u tregua të jetë epilogu përfundimtar i takimit.
Skuadra e Milanos përjeton ditët më të këqija në historinë e saj, ndërsa situate e keqe në ekip, u reflektua me disfatë të turpshme 8:0 në duelin me Makedonija Gj.P. në Shkup. Slloga Jugomagnati nuk arriti që nga Prilepi të ktheht me rezultat pozitiv, pasi u mund nga Pobeda me rezultat 2:0 Derbi lkal ndërmjet skuadrave nga Shkupi, Vardarit dhe Metallurgut zhvilluar në stadiumin “Filipi i Dytë” ka përfunduar pa gola.Në këtë takim futbollist më i mirë i ndeshjes ishte tetovari Mensur Idrizi, ndaj të cilit kishte një ndërhyrje të parregullt për penalty, mirëpo që referi kryesor nuk e okordoi. Lideri aktual Rabotniçki ka shënuar një fitore mjaft të vlefshme si mysafir ndaj Teteksit në Tetovë, përderisa Sileksi mundi Pelisterin me rezultatin 1 – 0.

Rezultatet:
Pobeda 2 – 0 Slloga Jug.
Sileksi 1 – 0 Pelisteri
Teteksi 0 – 1 Rabotnicki
Turnova 2 – 2 Renova
Vardari 0 – 0 Metallurgu

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *