Home / Sport / Renova barazon në Manastir

Renova barazon në Manastir

Renova nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1, në ndeshjen me Pelisterin në Manastir. Edhe pse gjipspunuesit avansuan të parët, në fund u desh të pajtohen me ndërje të pikëve.

Edhe pse paralajmëruan tre pikë nga dueli me Pelisterin, futbollistët e Renovës duhet të kënaqen vetëm me një. 1:1 ka përfunduar përballja ndërmejt Pelisterit dhe Renovës. Mysafirët në këtë përballje i kishin të gjithë parakushtet që të marin fitoren, mirëpo humbën epërsinë më minutën e 73-të, kur erdhi goli i barazimit nga vendasit. Për ndryshe Jançevski çoi Renovën në epërsi në minutën e 38-të. Në vazhdim Renova ishte skuadra që administronte mirë lojën, mirëpo në minutën e 73-të Veljanovski barazoi rezultatin. Deri në mbyllje të takimit të dyja skuadrat tentuan të shënojnë golin e fitores, mirëpo pa mundur të arrijnë një gjë të tillë.

Në ndeshjet tjera Makedonia Gjorçe Petrovi shënoi fitoren e dytë në sezonin e ri, duke deklasuar para fansave të vet Slloga Jugomagnatin me rezultat 4:1. Ekipi kryesues, Rabotniçki në teren mysafir mundi Horizont Turnovën, ndërsa Milano pësoi debakël në Kratovë, ku u mund 4:0 nga Sileksi. Takimet Teteksi – Metallurgu dhe Vardari – Pobeda u mbyllën me rezultatin e fillimit 0 – 0.

Rezulatet:
Horizont T. 0-2 Rabotniçki
Makedonija Gj.P. 4-1 Sloga Jug.
Pelisteri 1-1 Renova
Sileksi 4-0 Milano
Teteksi 0-0 Metalurgu
Vardari 0-0 Pobeda

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *