Home / Sport / Renova takohet me Pobedën

Renova takohet me Pobedën

Për shkak të festës së Fitër Bajramit, ndeshjet e javës së VI-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të zhvillohen për katër ditë me rradhë. Javën e hapën Rabotnicki dhe Sileksi të cilët barazuan 1:1. Renova të shtunën në Tetovë pret Pobedën. Slloga të hënën para fansave të vet do të takohet me Vardarin.

Festa e Fitër Bajramit ka ndryshuar orarin e ndeshjeve të javës së VI-të në LPFM. Të premten u zhvillua ndeshja e parë e kësaj jave ndërmjet Rabotniçkit dhe Sileksit. Ky takim u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. Saviq shënoi për vendasit në minutën e 14-të, ndërsa barazoi Zarevski në minutën e 60-të të takimit.
Renova të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë do të takohet me Pobedën. Xhepcishtasit nga ky takim presin tre pikë të reja në saldon e vet, ndërsa pritet që për herë të parë para publikut tetovar në fanellën e Renovës të paraqitet Muharem Bajrami. Agron Memedi dhe Ismail Ismaili shprehen optimistë se do të mundin Pobedën në ndeshjen e të shtunës, duke premtuar se do të japin maksimumin e forcave të tyre. Mysafirët edhe pse janë ish-kampionë të Maqedonisë, megjithatë për momentin nuk janë në situatë për të rezikuar Renovën në Tetovë.
Ditën e dielë Metalurgu do të presë kampionët aktual Makedonija Gj.P., ndërsa Pelisteri ndeshet me Horizont Turnovën.
Java e gjashtë e Ligës së Parë, kompletohet të hënën me ndeshjen mes Sllogës dhe Vardarit.

E premte:
Rabotniçki 1:1 Sileksi
E shtunë:
Renova – Pobeda
Milano Teteksi
E dielë:
Metallurgu – Makedonija Gj.P
Pelisteri – Horizont T
E hënë:
Slloga J. – Vardari

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *