Home / Sport / Renova udhëton për në Manastir

Renova udhëton për në Manastir

Me ambicie për të marrë tre pikë, Renova do të udhëtojë në Manastir, ku do të përballet me Pelisterin. Xhepcishtasit synojnë pozitat më të larta në renditje, prandaj kanë nevojë për pikë nga tereni mysafir. Për Renovën këtë javë pritet të debutojë përforcimi i fundit Muharem Bajrami.

Të dielën rikthehet futbolli elitar në Maqedoni, me zhvillimin e ndeshjeve të javës së pestë. Skuadrat kishin dy javë pushim për shkak të eliminatoreve për Kampionatin Botëror të vitit 2010, që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.
Renova do të jetë mysafire e Pelisterit në Manastir. Vendasit pas disa problemeve në skuadër janë motivuar me qëllim që të ndalin hovin e Renovës, mirëpo xhepcishtasit udhëtojnë me hesapet e veta. Tre pikëshi është opsioni i vetëm për “të kaltërtit”, nëse duan të mbeten në hap për kreun e tabelës me Rabotnickin. Në mungesë të tranjerit të parë Vllatko Kostov, i cili si pjesë e stafit teknik të përfaqësueses së Maqedonisë ishte në Skoci dhe Norvegji, me skuadrën kanë punuar ndihmësit e tij Bujar Islami, Faruk Jonuz dhe tranjeri i portierëve Samet Zejneli. Ata gjatë gjithë kohës vëmendje i kanë kushtuar qëndrueshmërisë në lojë, me qëllim që të përgatiten sa më mirë, për tu riktheyr me tre pikë nga Manastiri. Pritet që në këtë duel në taborin e Renovës të debutojë përforcimi më i ri i Renovës, Muharem Bajrami.

Në ndeshjet e javës së pestë do të takohen:

Pelisteri – Renova
Horizont T. – Rabotnicki
Sileksi – Milano
Teteksi – Metalurgu
Makedonija Gj.P. – Slloga J.
Vardari – Pobeda

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *