Home / Sport / Riberi i zhgënjyer nga Van Gal

Riberi i zhgënjyer nga Van Gal

Mesfushori francez i bajernit të Mynihut ka shprehur hapur zhgënjimin e tij ndaj trajnerit Luis Van Gal.

Probleme në gjirin e skuadrës bavareze.Frenk Riberi ka deklaruar se ka mbetur i zhgënjyer nga trajneri hollandez Van Gal.

Pasi ka konfirmuar praninë e tij edhe për një sezon tek bavarezët, fantazisti francez flet “pa dorashka” për marrëdhënien e tij me teknikun e skuadrës gjermane.

“Kjo është hera e parë që nuk jam dakord me një trajner. Për momentin nuk ka afrimitet mes nesh, por sillemi thjesht si profesionistë. Me Otmar Hicfeld gjithçka ishte ndryshe, pasi ai ishte një njeri i sjellshëm dhe trajneri më i mirë që kam njohur tek Bajerni i Mynihut”,- shprehet Riberi në një intervistë dhënë për “France Football”.

Kjo deklaratë ndez sërish situatën në kampin bavarez, ku gjatë gjithë verës drejtuesit e Bajernit kanë hedhur poshtë ofertat e Realit të Madridit për shitjen e fantazistit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *