Home / Sport / Roma, ikën Spaleti, gati Ranier

Roma, ikën Spaleti, gati Ranier

Sot është parashikuar një takim midis Rosela Sensit dhe Luçiano Spaletit. Pas katër vitesh së bashku, “divorci” duket i pashmangshëm.

Tekniku u Romës e ka gati dorëheqjen: merkatoja zhgënjyese, raportet e vështira me kapitenin Toti, zero pikët në klasifikim pas dy ndeshjeve të para në Serinë A janë arsyet që e bëjnë trajnerin italian të thotë “mjaft”. Nga ana tjetër, drejtuesit e skuadrës e kanë gati zëvendësuesin, Klaudio Ranieri, i kontaktuar tashmë dhe gati për të filluar.

Përplasja e grushtave mbi tavolinën e konferencës së shtypit pas ndeshjes së humbur ndaj Juventusit vlente më shumë se një mijë fjalë. Ato fjalë të shqiptuara shumë herë gjatë muajve të fundit, fjalë pakënaqësie.
“Nuk mundem më, mjaft”. Luçiano Spaleti është gati të largohet. Tekniku toskan ka dy rrugë për t’u ndarë nga Roma, me të cilën ka një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2011: dorëheqja, ose zgjidhja e kontratës në mënyrë konsensuale. Më bindëse duket hipoteza e dytë, por më e mundshme është e para, duke hequr dorë nga dy milion euro në sezon për dy sezonet e ardhshme. Për të mos harruar që emri i Spaletit është përmendur kohët e fundit edhe për stolin e Zenitit.

Rosela Sensi dhe drejtuesit verdhekuq nga ana e tyre nuk do rrinë duarkryq, sido që të jetë përfundimi i takimit të sotëm në Vila Paçeli. Tashmë është kontaktuar ish-trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri, i cili mund të kthehej në qytetin e tij. Për të do të ishte gati një kontratë dyvjeçare.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *