Home / Sport / Ronaldinjo: Jam i lumtur, nuk tërhiqem

Ronaldinjo: Jam i lumtur, nuk tërhiqem

Mesfushori brazilian i Milanit mohon lajmin e publikuar nga e përditshmja spanjolle “Sport”, sipas të cilit, ai kishte menduar tërheqjen nga futbolli.

Të shtunën gazeta spanjolle “Sport” publikoi një artikull, sipas të cilit Ronaldinjo kishte ndërmend të tërhiqej nga futbolli, sepse “ka humbur gjithë motivimin për të luajtur në nivelet e larta evropiane”.

Sot vjen një përgënjeshtrim i dyfishtë. I pari nga vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i asit brazilian, Asis, e më pas nga vetë futbollisti.

Këto mohime u bënë fillimisht në faqen në internet të Ronaldinjos dhe më pas në sajtin e Milanit. Aty thuhet se jo vetën që Ronaldinjo nuk e ka menduar kurrë të lërë futbollin, por përkundrazi, piketon edhe objektivat prej sot deri në vitin 2011, kur i mbaron kontrata me Milanin.

“Kurrë nuk e kam menduar tërheqjen”: “Topi i atrë 2006” rebelohet dhe mohon menjëherë lajmin e publikuar të shtunën nga “Sport”.

“Ronaldinjo – shkruante e përditshmja spanjolle – është i ndërgjegjshëm se rënia e nivelit të lojës së tij varet plotësisht nga mungesa e motivimit dhe e sfidave të reja. Mënyra e tij e të sjellurit është ajo e një ish-lojtari. Prandaj, ka vendosur të bëjë një hap përfundimtar: të tërhiqet.”

Prej këtej vjen kundërpërgjigja e fortë e brazilianit të Milanit: “Ndryshe nga ç’shkruan kjo gazetë, nuk e kam çuar kurrë në mëndje të lë futbollin. Lajmi është plotësisht i pavërtetë, i publikuar nga një gazetë bulevardeske. Frymëzimi im është gjithmonë kënaqësia që më sjell futbolli (gjithmonë ka qenë). Jam shumë i lumtur në Milano, në të njëjtën mënyrë siç kam qenë në të gjitha qytetet dhe klubet ku kam luajtur. Kritka, pozitive apo negative, është e vlefshme, por duhet të jetë e bazuar në fakte të vërteta. Publikimi i lajmeve të pavërteta është i papranueshëm.”

Por Ronaldinjo shkon edhe më tej, duke thënë se që në kohën kur luante të Barcelona, e përditshmja katalanase “gjithnjë ka publikuar artikujt rremë dhe armiqësorë ndaj meje. Sigurisht që bëhet fjalë për një persekutim.”

Përfundimi i Ronaldinjos është një premtim: “Të jenë të gjithë të sigurt se do ta respektoj deri në fund kontratën me Milanin, deri në vitin 2011. Së bashku me shokët do përpiqemi të fitojmë të gjithë titujt e mundshëm.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *