Home / Sport / Ronaldo – Më i miri i të gjitha kohëve

Ronaldo – Më i miri i të gjitha kohëve

Sulmuesi brazilian Ronaldo është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohëve. Kështu të paktën kanë votuar njerëzit në sondazhin e radios spanjolle ‘Radio Marca’, e cila ia kushtoi një emision ‘nëntëshave’ të futbollit, pikërisht në datën kurioze 9 shtator 2009 (09/09/09). Votuesit e zgjodhën Samuel Eto’on si nëntëshin më të mirë të momentit, kurse David Villan si sulmuesin më të mirë spanjoll të momentit.

Data kurioze 9 shtator 2009 (09/09/09) e ka shtyrë radion spanjolle ‘Radio Marca’ që ta bëjë një program ndryshe nga herët e tjera, duke u përqendruar posaçërisht te sulmuesit.

Më saktësisht, te numrat 9. Kjo radio ka bërë tri sondazhe, duke iu referuar sulmuesve. 1. Kush është numri 9 më i mirë në histori të futbollit? 2. Kush është numri 9 më i mirë në botë aktualisht? Dhe në fund: 3. Kush është numri 9 më i mirë spanjoll?

Dhe njerëzit nuk e kanë harruar magjinë e futbollit që e ka dhuruar sulmuesi brazilian Luis Nazario Da Lima – Ronaldo me klubet PSV, Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan e Corinthians.

Ronie ka dominuar karshi konkurrentëve të tjerë duke grumbulluar plot 50 për qind të votave, i ndjekur nga legjenda e Real Madrid, Di Stefano dhe nga legjenda holandeze Marco van Basten, që fituan nga 10 për qind të preferencave.

Në pyetjen e dytë, pa dyshim që fitoi sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, i cili grumbulloi 39 për qind të votave. Sulmuesi kamerunas ndiqet nga Diego Forlan i Atletico Madrid, me 21 për qind të preferencave. Kurse më pas renditen sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema (19%) dhe ai i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic (13%).

Në fund, në pyetjen e tretë që i përfshin vetëm sulmuesit spanjollë, David Villa i Valencias ka dominuar totalisht, duke grumbulluar 57 për qind të votave, i përcjellë nga Fernando Torres i Liverpoolit (19%) e Raul Gonzalez i Real Madridit (13%).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *