Home / Sport / Salihi, debutim me gol me fanellën e Rapidit

Salihi, debutim me gol me fanellën e Rapidit

Sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi ka realizuar që në ndeshjen e tij të parë si lojtar i Rapidit të Vjenës. Hamdi Salihi qellon ne shenje qe ne ndeshjen e pare, duke dhene shkendijat e nje dashurie “me shikim te pare” per tifozet e skuadres me te njohur te Austrise, Rapidit te Vjenes.

“Ka shkelur vertet gazin”, sikurse thoshte ne nje prononcim per shtypin austriak para ndeshjes me Salzburgun. Ka debutuar me gol tek ekipi i ri i Rapidit te Vjenes, duke i dhene barazimin perballe kampioneve te Salzburgut, teksa ka barazuar 2-2 ne minuten e 83-te te ndeshjes. Kundershtaret kishin siguruar epersine 2-0.

Salihi ka qendruar ne stol ne pjesen e pare. Por ka qene pikerisht dizavantazhi 0-2, ajo qe ka bindur trajnerin e Rapidit, Peter Pakult, t’i besoje sulmuesit te tij me te ri, Hamdi Salihit, i cili nuk ka me shume se tri dite qe stervitet me skuadren.

Dhe kjo zgjedhje e trajnerit ka shenuar edhe kthimin e ndeshjes. Me goleadorin shqiptar ne fushe, ne 45 minutat e dyta vendasit arrijne te barazoje rezultatin. Por ajo qe ka kenaqur me shume ka qene loja spektakolare dhe me shume klas.

Kjo, sipas mediave austriake, ka ardhur permes lojes se shkelqyer te Hamdi Salihit, i cili eshte protagonist i tensionit ne zonen kundershtare. Nuk ka ku te shkoje me mire per nje futbollist, i cili arrin te beje “hapin e madh” ne karriere, duke kaluar nga Riedi, ku luante prej dy vitesh, te Rapidi i Vjenes, skuadra kryesore ne Bundesligen austriake.

Ne minuten e 84’ Salihi ka shenuar golin e barazimit per Rapidin. Por loja nuk ka mbaruar ketu. Kur dukej se gjithcka do te mbaronte 2-2, ne minuten e 93’ sulmuesi shqiptar ha humbur nje rast te arte, pasi gjuajtja e tij eshte ndalur nga shtylla. Loja e mire e Salihit eshte konfirmuar edhe nga trajneri Peter Pakult ne perfundim te takimit.

Ne vetem pak kohe Salihi duket se ka mundur te shnderrohet ne pike referimi edhe te Rapidi i Vjenes, ku ka kryer edhe debutimin me te suksesshem te mundshem. Kujtojme se Salihi ka vetem nje jave qe i eshte bashkuar Rapidit te Vjenes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *