Home / Sport / Salihi, sulmuesi shkodran debuton sot në Europa League

Salihi, sulmuesi shkodran debuton sot në Europa League

Skuadra e tij Rapid i Vjenës do të luajë ndaj Hamburgut për Europa League. Hamdi Salihi debutoi me fanelën e Rapidit të Vjenës në takimin e së dielës ndaj Salcburgut, duke realizuar edhe golin e barazimit 2-2.

Hamdi Salihi do të debutojë sot në një fazë të rëndësishme të Kupave të Evropës, kur skuadra e tij Rapid i Vjenës të luajë ndaj Hamburgut për Europa League. Sulmuesi shkodran pritet ta nisë takimin nga stoli, por në çastet e fundit trajneri Peter Pakult mund të bëjë edhe ndonjë ndryshim, duke qenë se i duhet të fitojë përballë tifozerisë së vet. Rapidi i Vjenës bën pjesë në grupin C të këtij kompeticioni, bashkë me Sëlltikun e Glazgout dhe me Hapoel Tel Avivin. Hamdi Salihi debutoi me fanelën e Rapidit të Vjenës në takimin e së dielës ndaj Salcburgut, duke realizuar edhe golin e barazimit 2-2. Për shkak të interesimit të madh, ndeshja do të luhet në stadiumin “Ernst Happel”, ku pritet të jenë 45 mijë tifozë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *