Home / Sport / Seria A, ja futbollistët më të paguar

Seria A, ja futbollistët më të paguar

Ja cilët janë lojtarët që përfitojnë më tepër të ardhura në vit në kampionatin italian. Eto në vend të parë.

Kampionë të superpaguar, kontrata të mbivlerësuara dhe klube në krizë për të mbuluar pagat e lojtarëve. Ky është realiteti në futbollin italian. Po cilët janë 11 lojtarët më të paguar në Serinë A? Ja formacioni “milioner”:

Në portë është Xhixhi Bufon me 5.5 milion euro në sezon. Mbrojtja është e gjitha “made in Milano”, me interistët Maikon dhe Lisio (4.5 milion) dhe Kristian Kivu 3.5. Në mes qëndron Alesandro Nesta me 4 milion euro.

Edhe mesfusha i përket Milanos. Francezi i Interit, Patrik Vieira përfiton 5.5 milion euro në sezon. Afrimi më i ri i zikaltërve, Uesli Shnajder do të marrë 4 milion euro, kurse mesfushori i Milanit, Pirlo merr aq sa Vieira, 5.5 milion.

Në sulm, “tridhëmbëshi” fillon me Totin (5.46 milion euro) dhe vazhdon me Ronaldinjon, që përfiton 7.5 milion. Në majë të piramidës qëndron superblerja e Interit gjatë kësaj merkatoje, Samuel Eto. Sulmuesi kamerunas merr as më pak e as më shumë, por plot 10.5 milion euro në një sezon.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *