Home / Lajme / Maqedoni / SHBA-BRITANI: Enciklopedia maqedonase është false

SHBA-BRITANI: Enciklopedia maqedonase është false

Ambasada e SHBA-ve në Shkup dhe ajo e Britanisë i kanë hedhur si të pavërteta shkrimet në Enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë.

Nga kjo ambasadë thonë se janë të zhgënjyer nga ky institucion, i cili e ka vënë emrin e vetë mbi një pohim të pabazë. Nga ambasada e SHBA-ve vlerësojnë se ky institucion duhet të mendojë se çfarë do të ndërmarrë për të përmirësuar kredibilitetin e saj.

“Pohimet se oficerë amerikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UÇK-së janë të pabaza dhe ‘të turpshme’. Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Edhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe kanë pohuar se “Britania nuk ka bërë asnjë trajnim të UÇK-së, dhe se pohimet e tilla janë false. (INA)

Ka dalur në sipërfaqe pjesëmarrja e akademikëve shqiptarë, por edhe shkencatërëve shqiptarë që kanë qenë pjesë e skenarit të redaktimit të “Enciklopedisë Maqedonase”. Derisa disa mohojnë se kanë gisht në këtë skenarë të turpshëm për shqiptarët, një pjesë e tyre pohon se ka marrë përgjegjësi dhe honorare për punën e bërë.

Të bëmat e akademikëve shqiptarë kanë dalur në shesh nga akademiku Bllazhe Ristevski, i cili ka theksuar emra të involvuar në këtë projekt si akademikët dhe shkenctarët shqiptarë: Shukri Rahimi, Agim Poloska, Alajdin Abazi, Ali Aliu dhe Luan Starova. Disa prej tyre kanë heshtur, ndërsa pjesa tjetër ka folur, duke tentuar të shmangë përgjegjësitë.

Në mesin e këtyre emrave të akademikëve akoma nuk janë rrëfyer Ali Aliu dhe Luan Starova, dy veteranët, që kohëve të fundit janë shmangur larg opinionit publik, pas gjithë atyre zhvillimeve diskriminuese shqiptare në arsim, kulturë dhe shkencë.

Anëtari i kësaj akademie, Alajdin Abazi, që njihet si rektori i UEJL-së në Tetovë ka theksuar se si anëtarë i këtij institucioni ka qenë i anashkaluar edhe përkundër sugjerimeve të dhëna. ”Me kohë u bënë përpjekje që të paralajmërohet institucioni shkencor për konsekuencat komplekse që mund t’i shkaktojë një “dokumentim” me qasje e tij të paargumentuar, por nuk kishte as mirëkupti e as kujdes për këtë”, ka theksuar akademik Abazi, duke pohuar se distancohet me vonëse nga ky projekt. Shukri Rahimi figuron si redaktor i enciklopedisë në pjesën e historisë shqiptare, por ai edhe pse është potencuar nga krerët e ASHAM se ka marrë honorare për punën e bërë, në anën tjetër mohon pjesëmarrjen e tij në shtrembërimin e fakteve historike.

Por një nga akademikët Bllazhe Ristovski ka theksuar se Rahimi ka qenë i involvuar dhe tërë kohën ka marrë honorare për pjesëmarrje. “Enciklopedia Maqedonase” ishte një goditje e radhës antishqiptare, e cila konteston historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare në këtë troje dhe ajo u përpiluar para syve të shkenctarëve shqiptarë, që paguhen nga ASHAM me honorare të majme. (INA)

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *