Home / Sport / Shkëndija fiton në Shtip

Shkëndija fiton në Shtip

Burhan Emërllahu ka shënuar golin e vlefshëm tre pikë për Shkëndijën, në derbin e javës së pestë kundër Bregallnicës. Me këtë fitore “kuq e zinjtë”, tani më të vetmuar gjenden në kreun e tabelës, duke dhënë mesazh të qartë se këtë vit duan titullin e kampionit në Ligën e Dytë.

Ndeshja më interesante e javës së 5-të në Ligën e Dytë, ndërmjet Bregallnicës dhe Shkëndijës u ka takuar mysafirëve. Shkëndija shënoi fitore të madhe 1:0 në Shtip, me golin e Burhan Emërllahut. Fitorja në Shtip, kundër konkurentit të drejtëpërdrejtë për kreun e tabelës ka vlerë të madhe për “kuq e zinjtë”, në luftën për pozitën e parë.
Sa i përket ndeshjes, të dyja skuadrat kishin paralajmëruar lojë për tre pikë. Vendasit tentonin që në fillim të sjellin dominim, mirëpo shumë herët u vërejt se kualiteti është në anën e Shkëndijës. “Kuq e zinjtë” dalëngadalë morën lojën në duart e tyre dhe vazhdimisht ishin skuadra që kishte dominim në fushën e lojës, por pa mundur të gjejnë rrjetën e vendasëve. Pjesa e parë u mbyll pa gola, mirëpo në vazhdim përsëri ishin miqtë ata të cilët insistonin të gjejnë golin e fitores.
Edhe vendasit kohë pas kohe tentonin të rezikojnë portën e Zendelit, mirëpo mbrojtja e Shkëndijës në krye me përforcimin e ri Zekirja Ramadanin ishte në nivel të detyrës.
Pas disa rasteve të mira, goli i epërsisë për Shkëndijën erdhi në minutën e 65-të, me autor Burhan Emërllahun. Në vazhdim vendasit tentuan të barazojnë, mirëpo përsëri rastet më të mira i kishin mysafirët. Emërllahu dhe Asani mundeshin që të rrisin epërsinë e Shkëndijës, por nuk ishin të saktë para portës vendase.
Shenja për fundin e takimit solli gëzim të madh në taborin e Shkëndijës, të cilët arkëtuan tre pikë të arta në luftën për pozitnë e parë. Derisa para ndeshjes Shkëndija ishte e para vetëm falë gol-diferencës më të mirë, tani ata me tre pikë më shumë gjenden të vetmuar në vendin e parë.
Pas përfundimit të takimit, ndihmës trajneri i Shkëndijës Erhan Selimi u shpreh i kënaqur me fitoren kundër Bregallnicës.
” Fituam 1:0 me golin e Emërllahut, mirëpo mundeshim të fitojmë me rezultat edhe më të lartë, po që se Emërllahu dhe Asani ishin më të saktë në rastet e tyre. Megjithatë ne jemi të kënaqur me fitoren dhe me faktin se dominuam gjatë gjithë kohës në fushë të Bregallnicës.” – deklaroi Erhan Selimi.

Rezultatet e javës së V-të:

Bregallnica 0–1 Shkëndija
Cementarnica 0–2 Drita
Vllaznimi 1–0 Vllazërimi
Skopje 2–0 Miravci
Llokomotiva 2–0 Ohri 2004
Napredoku 1–2 Bellasica
11 Oktomvri 0–1 Novaci

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *